Cfarë është “Qendra Shqiptare për Gazetari Investiguese” “Qendra Shqiptare për Gazetari Investiguese” është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar me vendim të Gjykatës së Tiranës numër 191, datë 17.09. 2004.
Me mjaft gazetarë të njohur në përbërje të saj, QSHGI ka si objektiva kryesorë të saj stimulimin e gazetarisë investiguese, trajnimin e gazetarëve të ndryshëm në këtë gjini gazetarie, luftën ndaj korrupsionit dhe kundravajtjeve të ndryshme, nëpërmjet aplikimit të kësaj lloj gazetarie, forcimin e atributeve të medias, si pushtet i katërt etj.
Shërbime në funksion të biznesit si konsulenca apo angazhimi për reduktimin e barrierave që i krijohen atij prej korrupsionit, konkurencës së pandershme etj.
Libri “BIZNESI SHQIPTAR: MË TË MIRËT E VITIT” është një botim traditë tashmë i Qendrës, i filluar në vitin 2004 dhe që ka 17 vite jetë.
Madhësia e biznesit
Natyra e aktivitetit
Impakti social-ekonomik i veprimtarisë
Impakti social-ekonomik i veprimtarisë
Korrektesa fiskale
Sasia e investimeve të realizuara
Profili social i kompanisë
Dinamika e aktivitetit
Certifikimi i veprimtarive
Vendndodhja e kompanisë
Duke patur edhe suportin e qeverisë, thelbësore mbetet për sipermarrjen, zbatimi i një programi që tashmë cilësohet si “modeli i ri ekonomik”, që fatkeqësisht deri tani kufizohet vetëm me klimën e biznesit, sistemin e taksimit dhe luftën ndaj informalitetit. Ndërkohë që është shumë më tepër se kaq, është ndryshimi i kontributit të sektorëve dhe degëve të ndryshme të ekonomisë në krijimin e Prodhimit të Brendshëm
Bruto (PBB).
Reklama Juaj Ketu
REKLAMA JUAJ KETU!
Shpetim Luku
Drejtor i Qendrës Shqiptare për Gazetari Investiguese
Shpëtim Luku është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë. Ka punuar si gazetar profesionist i ekonomisë dhe biznesit në gazetat kryesore të vendit si “Rilindja Demokratike”, “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Dita” si dhe në revistën “Spektër”.
Nikolin Jaka
Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë
Nikolin Jaka ka lindur më 17 Maj 1972 në Rrëshen, Mirditë. Në vitin 1994 u diplomua pranë Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës.
Prof. Dr. Dhori Kule
Dekan i Fakultetit të Ekonomisë
I Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr Dhori Kule numëron në përvojën e tij profesionale rreth 18 vjet si pedagog i Fakultetit të Ekonomisë.
Dr. Zef Preci
Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike
Me më shumë se 25 vite pune si studiues në fushën e kërkimeve social-ekonomike, ideimin dhe drejtimin e kryerjes së studimeve, përgatitje raportesh, prezantime publike, hartim vrojtimesh kombëtare, mbledhje të dhënash, interpretime dhe analiza.
Bardhi Sejdarasi
Gazetar
Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Pas disa viteve ushtrim i këtij profesioni, i është dedikuar gazetarisë, duke punuar në një sërë mediash si “Republika”, “Koha Jonë”, “Monitor”, “Shekulli”, “Ekonomia”Tv Koha, “Tv Norba”, Tv A1, “Albania”, “Ballkan”.