Dhjetë idetë brilante të biznesit shqiptar në 25 vite

Shpetim Luku

 

Përpara 25 viteve, atëhërë dhe kur nisi rrugëtimi drejt një sistemi të ri ekonomik, bazuar në inciativën e lirë, ata ishin të barabartë me të tjerët. Mirëpo tani kanë krijuar një hendek tejet të madh pasuror. Në hierarkinë shoqërore, të ndërtuar mbi bazën e pronësisë materiale ata janë padyshim në top listë. Por, po ashtu, në top listë janë edhe sa iu takon hirearkisë së njerëzve të admiruar nga të tjerët. Nuk e kemi fjale për atë kategori njerëzish që janë bërë të pasur duke grabitur e shfrytëzuar prona të të tjerëve apo prona publike për interesin e tyre personal. Nuk e kemi fjalën as për atë kategori njerëzish, që pasurinë e tyre e kanë shumëfishuar duke qenë protagonist të evazionit fiskal. Apo duke bërë korrupsion e kontrabandë. Nuk e kemi fjalën as për persona që kanë shpërdoruar detyrën publike në këmbim të milionave e pastaj janë transformuar në “biznesmenë” As edhe për persona, që normalisht kanë statusin e biznesmenit të dështuar, por të njeriut të pasur. Por e kemi fjalën për atë kategori njerëzish që janë bërë të pasur prej dy karakteristikave themelore që duhet të ketë një person që i futet kësaj rruge: idesë së mirë dhe aftësisë për të menaxhuar atë cfarë lind pas idesë. Ne kemi seleksionuar 10 ide biznesi, 10 veprime biznesi, të cilat kur i shqyrton sot me ftohtësi dhe  logjikë racionale nuk ka se si të mos ngjallin impression. Dhe ja cilat janë ato.

1.DIGITALB

Ka një rregull shumë të thjeshtë se si të funksionosh në kapitalizëm. Duhet të  ofrosh një produkt ose shërbim. Kurt ë gjithë vrisnin mendjen se cfarë produkti duhet ti ofronin tregut, ose cfarë produkti nuk kishte hyrë në treg, mendja e Dritan Hoxhës punonte në “korsi” tjetër, ku nuk i shkonte mendja askujt. Kur zhvilloheshin mbledhjet e KKRRT-së, nën drejtimin e ishkryetarit të atëhershëm Sefedin Cela kembëngulja e Dritan Hoxhes ishte miratimi i ligjit për transmetimet dixhitale. Dhe kur merrte përgjigje jokopetente nëpër këto mbledhje reagimet dhe shpërthimet e tij intensifikoheshin. Tani që Digitalb është realitet dhe për këdo është e qartë si funksionon,  kuptohet lehtë pse Dritan Hoxha reagonte në mënyrë të vrullshme e me njefare ankthi e nervozizmi kur nëpunësit e shtetit shfaqnin skepticizëm për idenë e tij.  Të tjerët nuk e kuptonin e skishin sit a kuptonin ndërkohë që Ai kishte të qartë të gjithë planin, nga A deri tek ZH. Pra, kishte si qëllim që të gjitha familjeve shqiptare, bareve e lokaleve tiu ofronte një product mjaft të vlefshëm. Ndërkohë, kalkulimet i kishte bërë për një treg mbarëshqiptar, që do të thoshte një treg mbi 6 milionë shqiptar. Nëse i referohemi realitetit të sotëm të Digitalb-it, atëhere kuptohet që kemi të bëjmë me një kompani, e cila e ka vlerën e biznesit në treg(oferta reale për blerje) 140-160 milionë euro. Pa llogaritur ketu faktin se përgjatë gjithë viteve të egzistencës së tij deri më tani, Digitalb ka qenë një nga kompanitë më rentabël shqiptare. Ja pra se si një ide biznesi, origjinale apo e huazuar ska rëndësi, por e kuptuar dhe e implementuar më së miri, e mbi të gjitha shumë e ndryshme nga bizneset e tjera ,u shpërblye me një ecuri të pazakontë në treg. Duke tejkaluar ndoshta edhe pritshmëritë më larta të krijuesit të saj.

2. Shitja e Ish-Bankës Amerikane të Shqipërisë

Sot ky emër i përket historisë së bankingut shqiptar. Sepse është Intesa Sao Paolo banka që ka zenë vendin e saj. Mirëpo mënyra se si u krijua Banka Amerikane e Shqipërisë dhe për më tepër, mënyra dhe cmimi i saj i shitjes përbëjnë një veprim spektakolar biznesi. U themelua si bankë me një capital prej 5 milionë dollarësh e pas disa viteve aktivitet u shit me një cmim prej 180 milionë dollarësh. Mënyra si u zhvilluan me pas ngjarjet në sektorin bankar, kriza që përfshiu këtë sector në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri, rritja e kredive të këqija dhe problematike nga ana e bankave në Shqipëri tregon se bankave aktuale, midis të tjerave edhe pasardhëses së BASH-it, poi u “mpihen dhëmbët” ndërsa ish-drejtuesit dhe menaxherët e BASH-it volën fryte të mira nga marrja e vendimit të duhur në kohën e duhur.

3.SIGAL, nisi me 300 mijë USD, sot vlerësohet mbi 100 milionë Euro

 

Shumë “peshë” ka shtuar gjatë aktivitetit të saj edhe kompania e sigurimeve, SIGAL. E themeluar edhe kjo rreth 15 vite më parë, kur ligji për tregun e sigurimeve parashikonte një kapital themelues prej 300 mijë dollarësh, kompania ka rritur praninë e saj në tregun e sigurimeve, duke ia dalë mbanë që të jetë udhëheqës i fushës më vazhdimësi. Nisi si inerci profesionale e ish-drejtorit të INSIG-ut të Tiranës, Avni Ponarit, të cilit i duheshin edhe disa partnerë të tjerë. Por që nuk e pati fare të vështirë t’i gjente. Rezultatet do të ishin të larta. “SIGAL” do të arrinte deri aty sa pjesa e tregut që i korrespondonte atij të lëvizte nga 27- 30%. Kurse totali vjetor i primeve të mos zbriste asnjëherë nën 12 milion dollarë. Po kështu edhe fitimi vjetor, i ndarë mes aksionerëve, apo i riinvestuar të “saldohej” në kuotën jo më poshtë se 2 milion dollarë. Dhe do të vinte edhe momenti, kur kompania do t’i nënshtrohej një vlerësimi objektiv, të cilin nuk e bën askush më mirë sesa ai që dëshiron të bëhet pjesë e saj nëpërmjet blerjes së aksioneve. Në vitin 2003, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve bleu 13% të aksioneve të kësaj kompanie, kundrejt një çmimi prej 1.5 milion dollarë. Çka do të thotë se 4 vite më parë, “SIGAL” kishte një vlerë të përafërt prej 15 milion dollarësh. Dhe nuk duhet harruar se bëhet fjalë për një çmim të 50-fishuar, vetëm 4 vite pas themelimit të aktivitetit. Por vlera e kompanisë do të vijonte të rritej. Pas procesit të mbikëqyrjes, në të gjitha kompanitë shqiptare të sigurimeve, austriakja UNIQA, vendosi të bëjë pjesë të sajën “SIGAL”-in. Fillimisht mori 1% të aksioneve i mori për 4 milion euro, por shitja reale e një pjese të mirë të aksioneve të kompanisë shqiptare u realizua pas 3 vitesh. Atëhere kur tregu i sigurimeve do të ishte më i madh  dhe ku pjesa e “SIGAL”-it gjithashtu është më e madhe.Në këtë mënyrë Unica Group bleu 68.7 % të aksioneve, duke e konsideruar këtë transaksion si një biznes të shkëlqyer.  Sa ishte çmimi i kompanisë  në momentin, kur u bë kalimi i paketës dominuese të aksioneve tek UNIQA? Edhe sot e kësaj dite nuk ka një cmim të deklaruar të shitjes së SIGAL-it, por ajo që mund të thuhet me siguri është se në bazë të treguesve e parametrave financiarë, kjo kompani sot ka një vlerë tregu prej 100 milionë euro.

4. Krijimi i Qendrës Tregtare UNIVERS(QTU)

Nëpërmjet krijimit të QTU-së, Samir Mane u bë themeluesi i qendrave tregtare në Shqipëri. Aq i madh ishte suksesi i saj, sa kjo qendër shërbeu edhe si katalizator i një sërë investimesh të tjera në këtë sektor. Brenda një harku të shkurtër kohor, QTU u bë me një numur të konsiderueshëm simotrash dhe konkurentesh. Dhe ashtu sic ka meritën e stimulimit të investimeve në sektorin e retailit, po ashtu QTU-ja ka edhe “mëkatin” e tundimit të mjaft investitorëve në këtë fushë, të cilët gabuan në përllogaritje e për rrjedhojë sot janë pronarë qendrash tregtare të falimentuara. Ndërkohë që QTU, si për të përforcuar ligjin e parë të marketingut, atë të avantazhit të të qënit i pari në një biznes, vazhdon sërish, e patrazuar, rrugën e saj të suksesit, a thua se vendi nuk është super i bombarduar në këtë sektor me investime kapitalesh.

5. EHW, 23 vite aktivitet, 1000 herë shtim kapitali

Edhe kompania e përpunimit të mishit EHW renditet ndër kompanitë më të mira shqiptare të këtyre 25 viteve. Ndoshta si ide biznesi mund të mos jetë shumë e sofistikuar, por sidoqoftë ajo e ka largpamësinë e saj. Së pari, sepse përpjekjet e krijuesit të saj, Luan Leka janë përqëndruar tek ringjallja e një tradite, që dikur egzistonte dhe për të cilën kishte nostalgji, sikurse ishin prodhimet e sallamit. Jo më kot edhe sot e kësaj dite thelbi i spoteve të publicitetit nga mjaft kompani të kësaj fushe tentojnë pikërisht në këtë aspekt: pra tradita shqiptare. Dhe së dyti, nëpërmjet menaxhimit të shkëlqyer, prodhimeve me cilësi dhe harmonisë me cmimet kompania ka siguruar cdo vit parametra të tillë që sot ia kanë shumëfishuar 1000 herë vlerën e kapitalit themelues të saj Dhe aq i fortë është Luan Leka në idenë dhe aftësitë e tij menaxhuese, sa këtë e tregon më së miri fakti se edhe tregut i janë bashkuar ndër vite dhjetra kompani të tilla, EHË ka ruajtur kurdoherë vlerën e liderit të tregut. Dhe njëkohësisht, vlera e kompanisë ka ardhur vetëm në rritje

6. TOP Channel, e vetmja media shqiptare me fitim

Edhe Top Channel është vepër e të ndjerit. Dritan Hoxha. Sigurisht, nuk është televiozioni i parë shqiptar sa i takon kronologjisë kohore, por ama është televizioni i parë dhe ndoshta i vetmi që është ndërtuar dhe funksionon mbi bazën e ligjesive klasike të tregut të medias.  Rezultati mund të përmblidhet në disa statistika domethënëse. Rreth 500-600 të punësuar si askund tjetër, një e ardhur mesatare vjetore që vërtitet në 10-15 milionë euro dhe e gjitha kjo në saj të audiencës së krijuar. Pasi të vjelësh reklama duhet të kesh të fortë argumentin kryesor që ta mundëson atë: audiencën. Edhe sa i takon vlerës së tregut Top Channel është rivlerësuar shumë. Qarkullojnë fjalë për dhjetra milionë euro ofertë për blerjen e tij, pavarësisht se drejtuesit dhe pronarët aktuale të saj nuk e kanë parë të udhës tjetërsimin e pronësisë së tij.

7. Spitali Amerikan, 70 milionë euro ofertë blerjeje

 

Spitali Amerikan sa i takon jetëgjatësisë nuk ka shumë vite aktivitet. Ose ndryshe mund të themi se aktiviteti i saj ka nisur në kulmin e konsolidimit të biznesit shqiptar. Mirëpo është një ide biznesi që është verfikuar si tejet utilitare dhe interesante. Duke shfrytëzuar degradimin e shërbimit public shëndetësor nga njera anë, dhe nga ana tjetër dëshirën e njerëzve për tu kujdesur për shëndetin e tyre, Spitali Amerikan lindi si një ofertë e shkëlqyer për përmbushjen e këtij qëllimi. Tashmë pacientët dhe qytetarët nuk mund të ankohen për cilësi shërbimi në Shqipëri sepse alternativën që e siguron dhe garanton këtë e kanë. Dhe në fakt ata që zgjedhin Spitalin Amerikan si kujdestarin e shëndetit të tyre sa vijnë e shtohen nga viti në vit. Në seciliv vit, aktiviteti i Spitalit Amerikan është më i lartë se sa viti paraardhës. Ndërkohë, performance e shkëlqyer e saj ka rënë në sy edhe të blerësve të ndryshëm që kanë ofruar 70 milionë euro për të marrë paketën e aksioneve. Mirëpo, si një punë e nisur mirë dhe me perspektivë të mirë, ajo ska asnjë arsye të ndërrojë duar pronarësh.

8. 15 katëshi një veprim i bukur biznesi

Njeriut I ndodh shpesh të ndodhet përpara situatave të komplikuara ku duhet të marrë një vendim.  Në një situatë të tillë u ndodh edhe Ram Geci, ku për arsye të ndryshme kompania e punimeve në infrastrukturë nuk kishte më atë shkëlqimin e viteve më parë. Mbetet ose të dalësh në pension duke qenë i pasur, ose të shqyrtosh realitetin për të startuar sërish në fushën e biznesit, por në një sektor të ri. Pikërisht gjetja e “truallit” të ri është cështja më e vështirë. Sepse, nëse sot ka kushedi sa biznesmenë shqiptarë që janë në vështirësi të mëdha, kjo ka ardhur pikësëpari nga dëshira e tyre për të diversifikuar veprimtarinë, por që në fakt, kjo manovër i ka ekspozuar para rriskut. Kurse Ram Geci gjatë gjithë karrierës së tij si biznesmen kishte preferuar aktivitetin e specializuar: rikonstruksionin e rrugëve. Dhe kur i erdhi moment që duhet të ndryshonte natyrë aktiviteti, ai bleu 100 për qind Hotel Tiranën, duke zgjidhur kështu njeherë e mirë cështjen e perspektivës në biznes.

9. Shitja e grupit mediatik nga Edisud s.r.l

Grupi mediatik Edisud s.r.l që përfshinte në gjirin e tij Gazeta Shqiptare, televizionin Neës 24, radio RASH dhe ëebsitin Balkan Ëeb iu shitën dy biznesmenëve Irfan Hysenbelliu dhe të ndjerit Artan Santo për një shumë prej afro 6.5 milionë euro. Shumëkush u habit se si ishte e mundur të shpenzoheshin kaq para, ndërkohë që sipas tyre një rrugë më efikase mund të kishte qenë krijimi i mediave nga fillimi. Pa i hyrë shumë debatit nëse është më mirë njëra rrugë apo tjetra, veprimi që kreu shoqëria italiane është shumë impresionues. Sepse ajo tregon se nëse dëshiron të jesh profesionist, nëse dëshiron të funksionosh si profesionist, atëhere ska asnjë shans që puna jote të jetë pa vlerë tregu. Ky grup mediatik lindi diku nga viti 1994 nëpërmjet botimit në Shqipëri të Gazeta Shqiptare, e cila ishte një risi për shtypin e shkruar të asaj kohe. Dizajni modern dhe rendja pas lajmit ishin një praktikë pune që shërbyen si katalizator edhe për pjesën tjetër të medias shqiptare. Me pas u ngrit radio Rash e më pas News 24, si i pari television informative në Shqipëri. Pas saj Balkanëeb, si i pari ëebsit. Kështu pra, një sipërmarrje që nisi në kuptimin figurative me një kompjuter, arriti të “shtojë peshë” e të shitet me afro 6.5 milionë euro. Ndërkohë që regjizori dhe dirigjenti i saj, gazetari Carlo Bollino, me sipërmarrjen e re në krye të grupit tjetër mediatik po tregon se në media, sin ë cdo punë tjetër duhet operuar me profesionalizëm që të mos ndjehesh asnjehërë i zhvlerësuar dhe i papërfillur prej tregut.

10. NOBIS WELLNES Center

Në Shqipëri mund te ketë mijëra biznese më të mëdha se sa qendra NOBIS WELLNES Center. Vetë themeluesi i saj, Behar Malaj dhe partnerët e tij mund te kenë cdo biznes tjetër që realizojnë aktualisht më të madh se sa kjo e Nobis-it. Edhe vetë si project biznesi nuk është fort origjinale, por e imituar nga vende të tjera të zhvilluara. Por ama është një ide biznesi që i ka tejkaluar pritshmëritë edhe të pronarëve të saj. Është një ide, një biznes dhe një object i kërkuar shumë. Sepse, vetëm pishina dimërore që ka ky kompleks nuk bazohet në klientë që e shfrytëzojnë atë për luks apo si koshiencë për mirëmbajtjen e trupit. Ns i hedh një sy përbërjes së personave që vizitojnë këtë qendër, sidomos pishiën e saj, shumica janë nga ata që kryejnë rehabilitimin postraumatik. Nga ata qe e kanë pishinën sugjerim mjeku për reduktimin e pasojave të ndryshme. Dhe ku con nëpër mend, se ndërsa numri i tyre shtohet, kurse objektet e kësaj natyre janë me pakice, atëhere ideja e krijimit të Nobis WELLNESS Centër bëhet akoma më simpatike. Vetëm fakti që tashmë kjo qendër numuron rreth 1100 kontrata klientësh e vërteton më së miri këtë.

Recent Posts

SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More
Kërcimi gjigand i Marin Gjonaj
Shpëtim Luku “Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku pērmenden disa kompani si Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj. Natyrisht, Info-Telekomi është ajo ...
October 23, 2023 Read More
Biznesmeni që nuk hap dot hotelin luksoz prej…
Shpëtim Luku Edhe pse ka ikur që i vogël nga vendlindja, sytë, mendja dhe zemra e tij i  mbeten gjithmonë atje. Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar larg saj,  ai ka qen...
October 17, 2023 Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *