Të ardhurat bruto 2014:: 65 milionë euro
Ndryshimi në % 14/13: +25
Numri i punonjësve: 380
Vendndodhja: Fushë Krujë
Egziston një perceptim i përgjithshëm që sektori i ndërtimit nuk përjeton ditë të mira. Dhe ky nuk është një perceptim pa baza sepse edhe statistikat e marra nga institucionet shtetërore tregojnë se ky sector është tkurrur. Gjithashtu, egziston edhe një perceptim tjetër kolektiv, sipas të cilit, edhe ato kompani, që prodhojnë e punojnë për llogari të sektorit të ndërtimit kanë aktivitet në rënie. Një perceptim dhe konkludim i tillë mund të jetë pjesërisht i vërtetë, pasi ka edhe kompani që bëjnë përjashtim nga prirja e përgjithshme. Fabrika e Cimentos Fushë Krujë është një e tillë që nuk i është nënshtruar efekteve tkurrëse që ka ushtruar rënia e sektorit të ndërtimit në përgjithësi.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”