GENC MATAJ

President i kompanisë së transportit “Pelikan”
Emri i kompanisë: Pelikan
Të ardhurat bruto 2014: 8 milionë EURO
Numri i punonjësve: 120
Vendndodhja: Durrës

Kushdo që ka arritë të ngrejë e të bëjë funksionale një kompani transporti, sigurisht që ka bërë një veprim të arsyetuar biznesi. Si cdo vend tjetër, edhe Shqipëria karakterizohet nga fluks i madh lëvizjeje të mallrave që vijnë e shkojnë nga anekënd botës. Janë miliarda euro mallra, të cilat duhen lëvizur në hapësira të ndryshme. Me këtë sic duket shpjegohet edhe fakti që në sektorin e transportit ka me dhjetëra, për të mos thënë me qindra subjekte. Mirëpo, sic do sector tjetër, edhe transporti ka të dalluarit e tij. Ose më saktë ka më të mirët e tij. Ka disa kompani që mund të jenë të denja për një përcaktim të tillë, por kompania që paraqet tregues më të stabilizuar, kompania që ka një sërë treguesish në nivel të mirë është “Pelikan”.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *