Të ardhurat bruto 2014: 10.2 milionë EURO
Ndryshimi në % 14/13: +2%
Numri i punonjësve: 549
Vendndodhja: Tiranë
Kompania “Turgut Özal Education” nëpërmjet kolegjeve të saj është institucioni i parë arsimor privat në Shqipëri. Së bashku me dy kolegjet e tjera, “Mehmet Akif ” dhe “Hasan Riza Pasha”, kolegjet “Turgut Özal” startuan në vitin 1993 me investimet private në arsimin shqiptar. Dhe me zhvillimet vit pas viti, me emrin e mirë të krijuar, me seriozitetin e treguar e me rezultatet e prekshme të arritura në përgatitjen e disa brezave të nxënësve, sot “Turgut Özal” është bërë dera e parë ku drejtohen prindërit e mjaft fëmijëve shqiptarë. Rreth 2000 nxënës që futen çdo vit në provimet e pranimit në këtë shkollë i japin kompanisë “Turgut Özal Education” përmasën e njërit prej institucioneve më të mëdha në fushën e arsimit.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”