President i “Pespa Alumin”
Të ardhurat bruto 2014: 16 milionë EURO
Ndryshimi në % 14/13: +1.2
Numri i punonjësve: 419
Vendndodhja: Durrës
Në këto kohe krize ndërkombëtare dhe kombëtare, e sidomos në këtë krize të vërtetë në të cilën ndodhet sektori i ndërtimit, të konstatosh rritje aktiviteti në një kompani është luks i madh. Mirëpo ja që fatmirësisht ka kompani që ta japin një kënaqësi të tillë. Aq më tepër kur një fat si ky ka ndjekur kompani të mirënjohura e të konsoliduara në treg sikurse Pespa Alumin. Një rritje prej 1.2 për qind e aktivitetit, krahasuar me një vit më parë, sigurisht që nuk përbën ndonjë ritëm të madh, ndonjë ritëm imprësionues, por shumë i rëndësishëm është fakti se dy karakteristika të rëndësishme ka pasur kompania lider e prodhimit të aluminit gjatë vitit 2014. Së pari pra se veprimtaria ka patur rritje me të ardhura vjetore prej 1.82 miliardë lekë pa TVSH të përfshirë dhe së dyti, sepse numri i fuqisë punëtore ka ardhur në rritje, e po kështu edhe vlera e eksportit.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”