NIKOLIN LLESHI

President i “Alba Shoes Group”
Emri i kompanisë: “Alba Shoes Group”
Të ardhurat bruto 2014: 10 milionë EURO
Numri i punonjësve: 1800
Vendodhja: Lac, Kamëz, Vlorë, Corovodë

Në jetën e gjithkujt vjen një moment kur është pashmangshme, madje eshtë e nevojshme, kryerja e një retrospective në emër të dhënies së një përgjigjeje karshi pyetjeve të thjeshta. Cfarë kam arritur në jetë, cfarë kam bërë për të qenë dikushi, a e kam konsumuar jetën thjesht në mënyrë parazitare e fi ziologjike apo i kam dhënë kuptim asaj duke e interpretuar atë si një mission? Dhe për këtë mjafton të bëhet një krahasim i thjeshtë i të sotmes me statusin që kishte secili në startin kolektiv për diferencim që nisi në vitin 1990. Nëse do arsyetojmë kështu-dhe gjykojmë se arsyetojmë drejt- Nikolin Lleshi është një person që duhet të ndjehet më tepër se i lumtur. Sepse metamorfoza që ai ka pësuar, nga një punonjës i zakonshëm dikur, në President i një grupi të fuqishëm ekonomik në sektorin e prodhimit të këpucëve është e shumëdëshiruar nga gjithkush.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *