Kompania e tregtimit të makinave Mektrin Motors humbet gjyqin në Gjykatën e Apelit. E ndjerë viktime e një padrejtësie nga vendimi i shkallës së parë, e cila e ndalonte këtë kompani të merrej me dy markat Jaguar dhe Land Rover, ajo e ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit. Mirëpo edhe në këtë Gjykatë ka dalë e humbur, pasi trupi gjykues, i kryesuar nga Alaudin Malaj, la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Në këtë mënyrë, sipas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit, Mektrin Motors-it i ndalohet:
– të përdorin logot e brandit
– të importojë makina të brandit
– të importojë pjesë këmbimi të brandit
– Të ofrojë garanci për automjetet e kësaj marke
– të ofroje shërbime për makinat e brandit
Para dy ditëve filloi zbatimi i vendimit dhe nga ambientet e Mektrin u hoqën logot e brandit
Ndërsa dje, u hoq makina e markës Jaguar & Land Rover e ekspozuar në Rinas,
Duket pra se më Shqipëri po reduktohet hapësira e anarkisë dhe po fillojnë të zbatohen standartet ndërkombëtare, duke u respektuar të drejtat e kompanive për mbrojtjen e ekskluzivitetit
Shumë kompani të njohura ndërkombëtare, që përfaqësojne nivele teper te larta te teknologjise dhe teknikes, janë tepër të shqetësuara nga përdorimi i paautorizuar i logove dhe stemave te tyre nga firma të paautorizuara në territorin e Shqiperise. Kudo nëpër rrugët e Shqiperisë mund të shohësh logot e Mercedes, Land Rover, BMË, Volksëagen, BP, Shell, etj. Një fenomen i tillë, jo vetëm që dëmton imazhin e këtyre gjigandëve ndërkombëtare, por edhe ul në mënyre të konsiderueshme reputacionin e tyre, duke krijuar përshtypjen e gabuar që standartet e ulta të ofruara nga ofruesi i ketyre produkteve, janë të aprovuara nga prodhuesit.
Për të frenuar këtë “vjedhje’ të të drejtave të distributorëve të autorizuar prej tyre në territorin e vendit, disa prej këtyre kompanive kanë filluar proçese gjyqesore ndaj “uzurpuesve” të emrit të produkteve të tyre.
Kohët e fundit këtë hap ndërmori Konzerni British Petroleum, për mbrojtjen e emrit të produkteve të tij Castrol dhe BP nga shpërdorimi që i bëhej nga mjaft firma të paautorizuara shqiptare.
Një hap tepër të rëndësishëm të kësaj natyre, ka ndërmarrë kohët e fundit “Jaguar Land Rover”, prodhuesi i mirënjohur i automjeteve premium “Jaguar”, “Land Rover” dhe “Range Rover”; i cili ka fituar proçeset gjyqesor ndaj kompanive të paautorizuara shqiptare te vendosura kryesisht në aksin Tiranë-Durrës.
Vendimi i gjykatës, iu heq këtyre kompanive të paautorizuara jo vetem të drejten e përdorimit të stemave dhe logove të markës së mirënjohur, por edhe iu ndalon përfundimisht importin e automjeteve, pjesëve të kembimit origjinale, mbajtjes së garancisë dhe deri edhe riparimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve të kësaj marke prestigjoze