Kush i vesh shqiptaret?

 

Zara dhe Lc Waikiki më të preferuarat

Perfytyroni pak dëshirën e ethshme të njerëzve për të bërë shopping, kthimin e tij në një passion dhe mani dhe nga ana tjetër alternativat e panumurta. Që përmbidhen ne boutiche, qendra tregtare, dyqane të specializuara marke, dyqane ku shiten lloje të ndryshme veshjesh pa profilizim të qartë, tregje të përqëndruara etj etj. Imagjinoni pra se cfarë detyre e vështirë është të gjesh veshjet e duhura, në raport me kërkesat dhe buxhetin tënd, sa i koklavitur është orientimi në këtë “pyll” të pafund alternativash e mundësish.  Megjithatë egziston një mënyrë për të parë se kë preferojnë më shumë shqiptarët. Për të identifikuar se kush janë ata dyqane që “veshin” më së shumti qytetarët e këtij vendi. Dhe kjo është xhiroja vjetore e realizuar. Nga qindra subjekte që mund të jenë me natyrë aktiviteti tregtimin e artikujve të veshjes, vetëm dy kompani janë ato që renditen ndër më të mëdhatë e biznesit shqiptar. Këto janë Inditeks Albania, kompania që merret me tregtimin e artikujve të markave Zara, Massimo Dutti dhe  Pull&Bear dhe Lc Waikiki. Të dy kompanitë përgjatë vitit 2015 kanë realizuar një aktivitet vjetor në nivelin respektiv të 1.9 dhe 1.6 miliardë lekëve duke e ekspozuar kështu si dy nga vendet më të preferuara për blerje nga ana e konsumatorëve shqiptare. Jo vetëm kaq, por edhe fitimet e kompanive janë shumë të mira, cka tregon se nëpërmjet veprimtarisë së tyre të gjitha palët janë të kënaqura. Të kënaqura janë biznesmenët që ushtrojnë këtë aktivitet sepse llogaritë iu kanë dalë mirë, por të kënaqur janë edhe blerësit për cilësinë e produkteve që kanë blerë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *