ABKONS

Njohuri LOKALE, Standarde GLOBALE
Emri i kompanisë: ABKons
Të ardhurat bruto 2015: 16.7 milionë EURO
Numri i punonjësve: 270
Vendndodhja: Tiranë, Prishtinë

Ndryshe nga shumica e kompanive të paraqitura në këtë koleksion – fi rma të cilave vlera korporative u rrjedh nga punët tradicionale të prodhimit, eksportit dhe importit – ABKons e kupton se ia detyron suksesin fi lozofi në së vet të biznesit: stilit të vet inovativ dhe ekipit të profesionistëve ambicioz dhe të mirarsimuar. Ekipi ynë përbëhet nga specialistë të rinj, tejet të motivuar, që me vete sjellin njohuri të gjerë lokale dhe përvojë profesionale ndërkombëtare, si dhe një qasje fl eksibile e kreative që i bën të përqafojnë përvoja dhe sfi da të reja. E themeluar më 2006 si kompani konsulente ligjore e fi nanciare, ABKons tashmë është rritur shpejt për të përfshirë sektorë të ndryshëm të industrisë, të tillë si inxhinieria, energjetika dhe burimet natyrore, transporti, zhvillimi urban, administrata publike dhe bujqësia. Përbrenda gjithë këtyre sektorëve, ABKons u ofron klientëve një gamë të gjerë shërbimesh të konsulencës.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”