adihaxhi

ADI HAXHIYMERI

Administrator i Përgjithshëm i Kompanisë “Bloja sha” dhe “Prima”
Të ardhurat bruto 2015: 27 milionë EURO
Ndryshimi në % 15/14: + 100
Numri i punonjësve: 73
Vendndodhja: Tiranë

Gjatë vitit 2015, Kompania “Bloja”, me Administrator të Përgjithshëm Adi Haxhiymerin realizoi një performancë fantastike. Është pikërish kjo, fjala e duhur, për ta përcaktuar aktivitetin e kësaj kompanie sepse ajo regjistroi një aktivitet prej afro 26-27 milionë eurosh, ndërkohë që një vit më parë, aktiviteti i saj ishte afro 13 milionë euro. Sikurse del nga ballafaqimi i shifrave bëhet fjalë për një dyfi shim të aktivitetit, për një rritje prej 100 për qind të tij. Me këtë ritëm rritje, “Bloja” sh a është ndoshta e vetmja kompani, nga të mëdhatë, që njeh këtë ritëm impresionues rritjeje. Sigurisht, në aktivitete të tilla që lëndën e parë e sigurojnë nga jashtë, sikurse është industria e përpunimit të drithërave, një ndikim të rëndësishëm në anën sasiore të aktivitetit të kompanisë e ka luhatja në bursë e grurit. Pra cmimi mesatar vjetor i tij. Në rast se ai ka pësuar rritje krahasuar me vitin paraardhës, atëhere rritja e kompanise nuk është domethënëse. Por në rastin për të cilin bëjmë fjalë, pra në rastin e kompanisë “Bloja”, sikurse gjithë industrinë e fabrikimit të drithërave, ..

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”