dieflof

DIETLOF MARE

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë Vodafonë Albania
Të ardhurat bruto 2015: 142 milionë euro
Ndryshimi në % 15/14: +25
Numri i punonjësve: 410
Vendndodhja: Tiranë

 

Vodafone Albania Sh.A.është pjesë e Vodafone Group Plc – kompani lider në botë në fushën e komunikimeve elektronike.Marka Vodafone renditet si marka e shtatë më e vlerësuar në botë. Vodafone është i pranishëm në më shumë se 30 vende të botës dhe është partner me rrjete të tjera në mbi 40 vende. Vodafone u prezantua në tregun shqiptar në Gusht 2001 përmes një procesi nga më të shpejtët në botë për instalimin e rrjetit mbështetur në eksperiencën e operimit të rrjeteve Vodafone anembanë botës. Vodafone Albania është operatori i parë që prezantoi shërbimet e teknologjisë 3G në Shqipëri në Janar 2011. Tashmë Vodafone mbulon 99 % të popullsisë me sinjalin e rrjetit 3G. Vodafone ju ofron mbi 2 milion klientëve të saj në Shqipëri një gamë të gjerë shërbimesh komunikimi të një cilësie të lartë, duke përfshirë komunikimin zanor dhe të të dhënave duke siguruar që klientët të përdorin rrjetin më të mirë të komunikimeve elektronike dhe të përfi tojnë nga shërbime novatore dhe cilësore.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”