hasani

KOMPANIA “DOKO”

Emri i kompanisë: “DOKO”
Të ardhurat bruto 2015: 13 milionë EURO
Numri i punonjësve: 200
Vendndodhja: Elbasan

Egziston një prirje e natyrshme tek njeriu që merret me biznes për të kthyer kokën pas, për të bërë një retrospektivë të udhës që ka përshkuar, të lëvizjeve e manorave që ka bërë, të vendimeve që ka marrë, për të bërë një bilanc. E ky bilanc, në varësi të shenjës së rezultatit shoqërohet pastaj me një ndjenjë të personit që është mëse e natyrshme. Në rastin e vëllezërve Doko, Fatbardh e Arben, kjo retrospektivë nuk mund të mos sjellë vecse kënaqësi. Sepse të gjitha veprimet që kanë kryer kanë qenë racionale, rritja ka qenë graduale. Kanë preferuar specializimin në biznes dhe jo përhapjen sa në një terren biznesi në tjetrin. Kanë fi lluar biznesin që në startin e ekonomisë së tregut, duke u përqëndruar fi llimisht në ndërtim rrugësh. Madje rruga e parë e rikonstruktuar në Elbasan i përket kompanisë Doko dhe për të cilën Admnistratori i saj, Bardhi, vazhdon të jetë krenar. Pasi edhe sot e kësaj dite rruga është në gjendje të mirë. Mirëpo mësymja masive në këtë biznes, konceptimi i këtij biznesi si një sektor ku mund të bëhet para edhe në kurriz të cilësisë i detyroi vëllezërit Doko të marrin “kthesën e biznesit”. Dhe i dhanë kompanisë një specializim tepër të imët: ndërtimin dhe montimin e linjave të tensionit të lartë.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”