top-channel

KOMPANIA TOP CHANNEL

Të ardhurat bruto 2015: 13.5 milionë euro
Ndryshimi në % 15/14: +15
Numri i punonjësve: 600
Vendndodhja: Tiranë

Shumë vite më parë, kur fi lloi procesi i dhënies së licencave kombëtare e locale për transmetime televizive kërkesat për këto licenca njohën një boom. Aq sa të krijohej ideja që cdokush dëshironte të bëhej pronar i një televizioni apo radioje. Nisur nga ky vrull kërkesash dhe duke gjykuar dhe nga stadi ku ishte ekonomia shqiptare në atë kohë dhe perspektivat e saj patëm bërë një paralajmërim: radiomania dhe telemania dukuritë që rrezikojnë të groposin miliona dollarë. Dhe cfarë treguan zhvillimet e mëvonshme?! Televizione dhe radio private u krijuan në një numur të konsiderueshëm e të paarsyeshëm për nivelin e ekonomisë shqiptare. Duke i shtuar realitetit të medias televizive edhe atë të medias së shkruar ku ka dhjetra të përditshme e dhjetra revista javore na shfaqet përpara syve një tablo absurde dhe e padeshifrueshme. Cfarë i josh kaq shumë shqiptarët të rendin në krijimin e mediave? Sigurisht, nuk marrim përsipër ti përgjigjemi në këtë rast kësaj pyetjeje. Por ajo që dëshirojmë të bëjmë është ti japim një përgjigje pyetjes tjetër: në panoramën mediatike shqiptare, a ka ndonjë media që funksionon konform ligjeve të tregut? Një media që ofron dhe “shet” produktin e saj, një media që është në sinkron me interesin e atyre që paguajnë për “mallin” apo shërbimin që ajo ofron?

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”