Emri i kompanisë: ALB-STAR
Të ardhurat bruto 2015: 45 milionë EURO
Numri i punonjësve: 934
Vendndodhja: Fier
ALB-STAR Sh.p.k është një kompani lider në Shqipëri, në sektorin e ndërtimit dhe të industrisë. E themeluar në vitin 1995, me më tepër se 20 vite eksperiencë, ALB-STAR tashmë është një nga kompanitë më të mëdha që kanë aktivitet në Shqipëri, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh inxhinierike si: sisteme ujësjellësi dhe kanalizimesh, impiante trajtimi të ujërave të ndotura dhe ujit të pijshëm, ndërtime dhe mirëmbajtje rrugësh, ndërtime gropash ekologjike, punime metalike dhe teknologjike për industrinë e naftës, sisteme monitorimi dhe kontrolli, punime elektro-mekanike, ndërtime civile dhe industriale, rezervuare dhe struktura metalike, tubacione dhe rakorderi çeliku, si dhe punime speciale si në mikrotunelime, në gjeoteknikë, saldime gjeomembrane. Prej kohësh ALB-STAR Sh.p.k është e pranishme në Kosovë dhe Malin e Zi në zbatimin e disa projekteve në sistemin e ujësjellës kanalizimeve. Të gjitha projektet por edhe menaxhimi i Grupit ALB-STAR në tërësi bazohet në standarte dhe praktika të cilësisë së lartë si ISO 9001, Menaxhimi i Sigurisë në Punë OHSAS 18001, …
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”