KOMPANIA GSA

Emri i kompanisë: GSA
Të ardhurat bruto 2015: 54 milionë EURO
Numri i punonjësve: –
Vendndodhja: Tiranë

Shqiperia është një vend me defi cit energjitik. Mos ndërtimi i veprave të reja energjitike nga njëra anë dhe rritja e konsumit të këtij produkti nga ana tjetër, ka bërë që vendi të ketë nevojë ti drejtohet tregjeve rajonale për të siguruar atë sasi energjie që nuk e plotëson dot vetë. Nga ana tjetër, sistemi energjitik shqiptar ka edhe një vecori specifi ke. E gjitha energjia është e tipit hidro, pra që prodhohet nga hidrocentralet. Mungon energjia e prodhuar nga burime të tjera alternative. Kjo do të thotë se në vartësi të kushteve atmosferike, Shqipërisë mund ti krijohen situata të vështira, ashtu sikurse e ka treguar edhe përvoja e këtyre viteve. Gjykuar nga ky konstekst del më mirë në pah rëndësia e kompanive ndërmjetësuese të energjisë. Pra të atyre kompanive që merren me importin dhe eksportin e këtij produkti të domosdoshëm për jetën ekonomike dhe sociale të një vendi. Dhe në fakt ka disa kompani që janë active në këtë treg. Por kryesorja, liderja, ajo që ka vite që e ka këtë status, kompania më me përvojë, kompania më serioze dhe më efektive e këtij sektori biznesi është kompania GSA. Përgjatë vitit 2015 realizoi një volum aktiviteti prj 54 milionë eurosh duke qenë kompania nr 35 sa i takon kompanive më të mëdha shqiptare.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

SADIK ISMAILAJ

Emri i kompanisë: ALB-STAR
Të ardhurat bruto 2015: 45 milionë EURO
Numri i punonjësve: 934
Vendndodhja: Fier

ALB-STAR Sh.p.k është një kompani lider në Shqipëri, në sektorin e ndërtimit dhe të industrisë. E themeluar në vitin 1995, me më tepër se 20 vite eksperiencë, ALB-STAR tashmë është një nga kompanitë më të mëdha që kanë aktivitet në Shqipëri, e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh inxhinierike si: sisteme ujësjellësi dhe kanalizimesh, impiante trajtimi të ujërave të ndotura dhe ujit të pijshëm, ndërtime dhe mirëmbajtje rrugësh, ndërtime gropash ekologjike, punime metalike dhe teknologjike për industrinë e naftës, sisteme monitorimi dhe kontrolli, punime elektro-mekanike, ndërtime civile dhe industriale, rezervuare dhe struktura metalike, tubacione dhe rakorderi çeliku, si dhe punime speciale si në mikrotunelime, në gjeoteknikë, saldime gjeomembrane. Prej kohësh ALB-STAR Sh.p.k është e pranishme në Kosovë dhe Malin e Zi në zbatimin e disa projekteve në sistemin e ujësjellës kanalizimeve. Të gjitha projektet por edhe menaxhimi i Grupit ALB-STAR në tërësi bazohet në standarte dhe praktika të cilësisë së lartë si ISO 9001, Menaxhimi i Sigurisë në Punë OHSAS 18001, …

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

ADAMANTIOS FRANTZIS

Emri i kompanisë: ANTEA Cement
Të ardhurat bruto 2015: 41.6 milionë EURO
Numri i punonjësve: 209
Vendndodhja: Krujë

ANTEA Cement sh.a. është më i madhi investim i tipit “greenfi eld” në Shqipëri, vlera e përgjithshme e të cilit kapërcen 200 milionë euro si një nga kompanitë më të mëdha industriale që operon në Shqipëri. Investimi është bërë bashkarisht nga Titan Group, një kompani shumëkombëshe greke e çimentos, Korporata Ndërkombëtare e Financave (KNF) – organizatë e Bankës Botërore kjo – si dhe Banka Europiane pr Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh). Titan Group, kompania amë e Antea Cement J.S.C., është kompani e materialit ndërtimor të integruar vertikalisht, e themeluar më 1902 në Greqi, me 13 fabrika dhe me operacione të shtuara që shënojnë të ardhura prej 1.1 miliardë eurosh si dhe 25 milionë tonë të kapacitetit prodhues në disa rajone si Europa Juglindore (Shqipëri, Bullgari, Greqi, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi), Egjipt, Turqi dhe ShBA. Fabrika e çimentos ka kapacitetin prej 1.5 milion tonësh të çimentos. Ngadalësimi i veprimtarisë ndërtuese për ndërtim privat si pallate dhe ndërtesa komerciale, por edhe për projekte infrastrukturore, e ka ulur dukshëm kërkesën për çimento në vend.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

CONAD ALBANIA

Të ardhurat bruto 2015: 43 milionë EURO
Ndryshimi në % 15/14: +7
Numri i punonjësve: 160
Vendndodhja: Tiranë

Conad Albania është shoqëri e krijuar nga Conad Adriatico në Shqiperi me qëllim shtrirjen e prezencës së rrjetit dhe markës Conad në territorin shqiptar dhe jo vetëm. Rrjeti Conad është një nga rrjetet e retail-it ushqimor më të mëdhenj në Italy, partner i grupit REWE, që është nje nga grupet e retailit më të rëndësishmë në botë. Conad Adriatico është aksioner direkt i shoqërisë Conad Albania. Conad Albania është e licensuar në mënyrë eskluzive nga Conad Adriatico për ndërtimin dhe shtrirjen e rrjetit me emër Conad në Shqiperi, Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi. Pra është e vetmja përfaqësuese e kësaj marke në rajon dhe e vetmja shoqëri e autorizuar për të përdorur emrin Conad, përmes dyqaneve në pronësi dhe gjithashtu skemës së Franchising-ut. Sot Conad Albania ka nje baze distributive qendrore ne autostraden Tirane – Durres si dhe nje rrjet prej 26 dyqanesh, nga të cilat, një superstore në qendrën Casa Italia dhe nje hipermarket ne qendrën Citypark. Situata ne Conad Albania gjate vitit 2015 është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, për sa i përket volumit total të shitjeve dhe rezultatit ekonomik të fundvitit.. Nje nga faktoret kryesore qe kane luajtur rol ne kete ndryshim eshte ndryshimi i struktures manaxheriale dhe reformimi i sistemeve ..

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

AVNI PONARI

Drejtor i Përgjithshëm i Sigal Unica Group Austria
Emri i kompanisë: Sigal Unica Group Austria
Të ardhurat bruto 2015: 40 milionë EURO
Numri i punonjësve: 300
Vendndodhja: Tiranë, Prishtinë, Shkup

Humori i administratorëve të kompanive të sigurimeve duhet të jetë i mirë. Dhe ky nuk është supozim, por një konkluzion që del vetëvetiu nga shqyrtimi i realitetit të tregut të sigurimeve për vitin 2015. Ka patur disa evenimente ky treg, krahasuar me një vit më parë, cka ka sjellë realizimin e pritshmërive nga ana e drejtuesve të kompanive. Sepse tregu i sigurimeve në vitin 2015 ka patur një rritje prej 21.18 për qind krahasuar me një vit më parë-thotë AMF në raportin e saj vjetor. Rritja është me një ritëm të konsiderueshëm, cka nuk konstatohet në asnjë sektor tjetër të biznesit shqiptar. Tregu në total i sigurimeve, ku përfshihen sigurimet e jo-jetës dhe jetës arriti në total rreth 14 miliardë e 86 milionë lekë ose afro 100 milionë euro. Rritje pati gjithashu edhe numri i kontratave me afro 6 për qind, ndopnëse rritja sasiore nuk duket aq impresionuese sa rritja në vlerë e këtij tregu? Mirëpo ai që e ka mëse të përligjur të qënit i kënaqur, i gëzuar, i plotësuar e i realizuar është Drejtori i Përgjithshëm i “Sigal Unica Group Austria””, Avni Ponari. Për një mori arsyesh. Së pari sepse të dhënat tregojnë se kompania SIGAL Unica Group Austria vazhdon të ruajë e të konsolidojë vendin e parë.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

ADI HAXHIYMERI

Administrator i Përgjithshëm i Kompanisë “Bloja sha” dhe “Prima”
Të ardhurat bruto 2015: 27 milionë EURO
Ndryshimi në % 15/14: + 100
Numri i punonjësve: 73
Vendndodhja: Tiranë

Gjatë vitit 2015, Kompania “Bloja”, me Administrator të Përgjithshëm Adi Haxhiymerin realizoi një performancë fantastike. Është pikërish kjo, fjala e duhur, për ta përcaktuar aktivitetin e kësaj kompanie sepse ajo regjistroi një aktivitet prej afro 26-27 milionë eurosh, ndërkohë që një vit më parë, aktiviteti i saj ishte afro 13 milionë euro. Sikurse del nga ballafaqimi i shifrave bëhet fjalë për një dyfi shim të aktivitetit, për një rritje prej 100 për qind të tij. Me këtë ritëm rritje, “Bloja” sh a është ndoshta e vetmja kompani, nga të mëdhatë, që njeh këtë ritëm impresionues rritjeje. Sigurisht, në aktivitete të tilla që lëndën e parë e sigurojnë nga jashtë, sikurse është industria e përpunimit të drithërave, një ndikim të rëndësishëm në anën sasiore të aktivitetit të kompanisë e ka luhatja në bursë e grurit. Pra cmimi mesatar vjetor i tij. Në rast se ai ka pësuar rritje krahasuar me vitin paraardhës, atëhere rritja e kompanise nuk është domethënëse. Por në rastin për të cilin bëjmë fjalë, pra në rastin e kompanisë “Bloja”, sikurse gjithë industrinë e fabrikimit të drithërave, ..

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

KLODIAN ALLAJBEU

Drejtor i Pergjithshem i kompanise Amerikan Hospital
Të ardhurat bruto 2015: 23 milionë euro
Ndryshimi në % 15/14: +10
Numri i punonjësve: 728
Vendndodhja: Tiranë

Në dhjetor 2006 SPITALI AMERIKAN çeli dyert me premtimin ambicioz dhe përgjegjësinë e madhe: diagnostikim dhe trajtim me standardet më të larta të mjekësisë modern përpacientët shqiptarë. Investimi i matur, i mirëmenduar dhe tepër ambicioz u fokusua fi llimisht në kardiologji dhe kardiokirurgji. Përkujdesja dhe vëmendja e SpitalitAmerikan ndaj pacientëve fi lloi nga zemra. Realizimi për here të pare në Shqipëri i koronarografi së dhe revaskularizimit të arterieve koronare në gjendje acute të infarktit të miokardit – ishte një prej arritjeve te padiskutueshme të kipit të kardiokirurgëve. Nga defektet e lindura në problemet e sistemit valvular; nga kirurgjitë e aortës tek bypasset; nga aorta ashendente në arteriet karotide e femorale, çdo kardiopati që prej 9 vitesh ka gjetur trajtim në duart e ekipit të talentuar te SpitalitAmerikan. Sot, pas 9 vitesh punë intensive Spitali Amerikan, i shtrirë në 22 mijë m2 hapësirë, njihet jo vetëm si i pari dhe më i fuqishmi institucion privat shëndetësor por edhe si vendi ku janë realizuar për herë të parë shumësfi da të mjekësisë moderne. Në prag të vitit të pare të themelimit, SpitaliAmerikan ndërmori sfi dën e rradhës në mjekësinë shqiptare- transplantin e ..

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

LUCA BUSI

President i “Coca-Cola Bottling Shqipëria”
Të ardhurat bruto 2015: 23 milionë euro
Ndryshimi në % 15/14: +4
Numri i punonjësve: 292
Vendndodhja: Tiranë

Thonë se menaxherët e mirë janë ata që marrin vendimin e duhur në një kohë të shkurtër meditimi e refl ektimi. Nëse ky përcaktim është i saktë, atëhere po kaq i vërtetë është edhe fakti se pjesëtarët e familjes italiane, Busi janë menaxherë tepër të aftë e të zotë. Sepse kur atyre iu dha shansi dhe e drejta për të përfaqësuar shumëkombëshen e mirënjohur “Coca-Cola” në Shqipëri, vendimin për ta konkretizuar këtë propozim e morën brenda një kohe të shkurtër. Sic kujton sot Presidenti i “Coca-Cola Bottling Shqipëria”, Luca Busi, atëhere vetëm 19 vjec, “ne u mblodhem të 3, nena ime Cristina Busi Ferruzzi, xhaxhai Franko Busi dhe unë dhe pas një diskutimi të shkurtër konkluduam se ajo që duhet të bëjmë është të realizojmë investimin”. Dhe kështu, falë investimit të familjes Busi, “Coca-Cola Bottling Shqipëria” u bë një ndër investimet e para të huaja, pas 50 vitesh izolim, hapin e së cilës do ta ndiqnin më pas edhe të tjerë. “Coca-Cola” u bë pionierja e investimeve të huaja në Shqipëri dhe përçuesja e mesazhit se Shqipëria përbën një ambient..

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

KOMPANIA ALBAELETTRICA

Ne Vendosim Standartet
Të ardhurat bruto 2015: 19 milionë euro
Ndryshimi në % 15/14: +40
Numri i punonjësve: 80
Vendndodhja: Tiranë

Shoqëria jonë, Albaelettrica, është specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile, industriale, si dhe projektimin dhe instalimin e tyre që prej vitit 1993. Kjo shoqëri është e para që ka sjellë në tregun shqiptar gamën dhe cilësinë e produkteve bashkëkohore të njohura në tregun Europian. Me një staf me kualifikim të lartë dhe të gatshëm në çdo kohë për t’iu përgjigjur nevojave të klientëve, individë apo biznese, Albaelettrica krenohet me menaxhimin e nivelit më të lartë dhe me kujdesin deri në hollësitë më të vogla për përmbushjen e kërkesave të klientit; duke fi lluar që nga ideimi e konsulenca dhe deri tek projektimi e zbatimi duke ruajtur raportin më të mirë në treg midis cilësisë dhe çmimit. Ambientet ku zhvillon aktivitetin kompania në Tiranë refl ekton jo vetëm kujdesin në përzgjedhjen e produkteve, por edhe në përzgjedhjen e partnerëve të cilët sigurojnë ekskluzivitetin e produkteve dhe shërbimeve të Albaelettrica në tregun shqiptar.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

KOMPANIA AGRO BLEND

Të ardhurat bruto 2015: 19 milion EURO
Ndryshimi në % 15/14: +11
Numri i punonjësve: 75
Vendndodhja: Vorë, Tiranë

Kompania AGROBLEND është një ‘trup” me dy “gjymtyrë”: njëra që ka të bëjë me tregtimit të inputeve bujqësore dhe tjetra që ka të bëjë me përpunimin e miellit dhe prodhimin e produkteve të ndryshme që vjen nga ky përpunim. Nëpërmjet këtyre dy aktiviteteve kompania ka realizuar përgjatë vitit 2015 një xhiro prej 2.7 miliardë lekësh ose rreth 19 milionë euro. E krahasuar me vitin paraardhës kompania ka njohur një rritje prej rreth 2 milionë euro në shumë absolute. Kjo dinamikë aktiviteti në rritje e Agro Blend tregon se kompania tashmë ka një aktivitet të konsoliduar. Kjo tregon se kompania ka një fi lozofi dhe qëllim të qartë. Të përforcojë rolin prej lideri në sektorin e tregtimit të inputeve bujqësore, rol që e ka marrë prej vitesh, si dhe të zvogëlojë sa më shumë diferencat me konkurentët e saj në industrinë e fabrikimit të dritherave, duke ofruar në treg product sa më cilësor. Rritja e aktiviteti të kompanisë Agro Blend, krahasuar me një vit më parë, është domethënëse sepse ajo vjen në një moment ku ekonomia shqiptare është në vështirësi ku fermerët e konsumatorët potencialë të produkteve të saj hasen me..

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”