KOMPANIA LC WAIKIKI ALBANIA

Të ardhurat bruto 2015: 11.5 milion EURO
Ndryshimi në % 15/14: +22
Numri i punonjësve: 150
Vendndodhja: Tiranë

Perfytyroni pak dëshirën e ethshme të njerëzve për të bërë shoping, kthimin e tij në një passion dhe mani dhe nga ana tjetër alternativat e panumurta. Që përmblidhen ne boutique, qendra tregtare, dyqane të specializuara marke, dyqane ku shiten lloje të ndryshme veshjesh pa profi lizim të qartë, tregje të përqëndruara etj etj. Imagjinoni pra se cfarë detyre e vështirë është të gjesh veshjet e duhura, në raport me kërkesat dhe buxhetin tënd, sa i koklavitur është orientimi në këtë “pyll” të pafund alternativash e mundësish. Megjithatë egziston një mënyrë për të parë se kë preferojnë më shumë shqiptarët. Për të identifi kuar se kush janë ata dyqane që “veshin” më së shumti qytetarët e këtij vendi. Dhe kjo është xhiroja vjetore e realizuar dhe fi timi i realizuar Nga qindra subjekte që mund të jenë me natyrë aktiviteti tregtimin e artikujve të veshjes, vetëm dy kompani janë ato që renditen ndër më të mëdhatë e biznesit shqiptar. Dhe njëra prej tyre është dhe LC Waikiki Albania. Përgjatë vitit 2015 kjo kompania ka realizuar nëp[ërmjet dyqaneve të saj një xhiro prej 1.6 miliardë lekëve duke u ekspozuar kështu si nje nga vendet më të preferuara për blerje nga ana e konsumatorëve shqiptare.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

SKËNDER PASHAJ

Emri i kompanisë: FITAL
Të ardhurat bruto 2015: 11.5 milionë EURO
Numri i punonjësve: 850
Vendndodhja: Kamëz, Tiranë

Performanca e kompanisë së prodhimit të këpucëve “FITAL” gjatë vitit 2015 ishte shumë e mirë, duke e renditur këtë kompani ndër më të mirat e më të dalluarat e biznesit shqiptar në tërësi. Realizoi një volum biznesi prej afro 1.6 miliardë lekësh ose 11.5 milionë euro duke u përfshirë kështu ndër 200 kompanitë më të mëdha të biznesit shqiptar. Renditet në vendin e 15 ndër eksportuesit më të mëdhenj shqiptar. Ndërkohë, me rreth 850 punonjës të punësuar, “FITAL” renditet ndër punësuesit më të mëdhenj të Shqipërisë, e po kështu, kompania nuk është keq edhe sa i takon rentabilitetit, teksa kompania renditet ndërkohë edhe në 200 kompanitë me fi timin absolute më të madh në Shqipëri. Edhe sa i takon dinamikës së aktivitetit, “FITAL” rreshtohet ndër ato kompani shqiptare që e kanë përmirësuar aktivitetin nga viti apo vitet paraardhëse. Kemi të bëjmë pra me një ecuri mjaft të mirë të kompanisë, por që gjithsesi duket e pafuqishme për të bërë të ndjehet i kënaqur, administratorin e kompanisë, Skender Pashaj.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

PORSCHE ALBANIA

Të ardhurat bruto 2015: 11.3 milionë EURO
Ndryshimi në % 15/14: +20
Numri i punonjësve: 70
Vendndodhja: Tiranë

Tregu i shitjes së makinave të reja është anemic. Mjafton të thuhet që për vitin 2015 janë shitur gjithsej rreth 2000 makina të reja, ndërkohë që makina të përdorura janë shitur afro 40 mijë për ta kuptuar më mirë këtë. E megjithëse është një treg i vogël, një treg i mbushur me probleme, prapë se prapë edhe ky sektor e ka liderin e vet. Ai është kompania Porsche Albania. Dhe këtë statust lideri kjo kompani nuk e ka marrë dhe gëzuar vetëm për vitin 2015, por thuajse në të gjithë periudhën 10 vjecare, që nga moment i hyrjes në tregun shqiptar. Përgjatë vitit 2015, kompania arriti të shesë mbi 700 makina të reja, që i korrespondon një vlerë aktiviteti prej rreth 13 milionë euro. E krahasuar me vitin paraardhës rritja është mbi 20 për qind. Por viti 2015 shënoi edhe një tjetër eveniment për Porsche Albania, cka bën që kjo kompani të hedhë hapa të fuqishëm për një perspektivë akoma më të mirë të saj. Në shtator të vitit 2015, kompania fi lloi tregtimi e automjeteve të tipit Volkswagen të të gjitha llojeve, pasi deri në këtë moment ajo kishte të drejtë të tregtonte makina Volkswagen mjete pune. Duke ditur që marka Volkswagen ka qenë historikisht ndër më e shitura në Shqipëri duket qartë pra se kjo përbën një premisë të mirë që Porsche Albania të konsolidojë më tej statusin e liderit të sektorit edhe për shumë vite të tjera.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

HELIDON RRUGA

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “Coral Fish”
Të ardhurat bruto 2015: 11 milionë EURO
Ndryshimi në % 15/14: +60
Numri i punonjësve: 150
Vendndodhja: Durrës

Përgjatë 13 viteve të studimit të përformancës së biznesit shqiptar kemi dalluar kryesisht dy modele biznesmenësh shqiptarë. Modeli i parë janë ata, të cilët kanë preferuar diversifi kimin e portofolit, marrjen me shumë aktivitete, zgjerimin në cdo fushë ku knë mënduar e ku kanë mundur. Dhe modeli i dytë është ai i biznesmenëve që kanë preferuar, që i kanë shpenzuar energjite e tyre në një aktivitet, në një sektor, në një fushë. Krahas rritjes së aktivitetit, ka ardhur edhe rritja e tyre profesionale e menaxhuese. Me ecjen përpara të punës, kanë ecur edhe ata, duke qenë sot zotër të vërtetë të aktivitetit që drejtojnë. Nëse do të sillnim një shembull që mund ta ilustronte më së miri këtë modelin e dytë të biznesmenit të specializuar, të përqëndruar e të interesuar vetëm për një apo pak aktivitete i pari që na vjen ndër mend është Administratori i “Coral Fish”, Helidon Rruga. I ka hyrë aktivitetit tregtimit të peshkut në moshë minore dhe i gjithë zhvillimi i tij njerëzor dhe profesional është lidhur me këtë aktivitet. Dhe nuk i ka dalë keq.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

SOTIR BULO

Emri i kompanisë: Alumil Albania
Të ardhurat bruto 2015: 11 milionë EURO
Numri i punonjësve: 155
Vendndodhja: Tiranë

Sektori i ndërtimit në Shqipëri vazhdon të përjetojë ditë të vështira. Pavarësisht se statistikat tregojnë një rritje prej 11 për qind të këtij sektori krahasuar me një vitmë parë, ai fi guron i tillë si rrjedhojë e disa investimeve publike të qëverisë dhe e disa projekteve të mëdha sikurse janë Hidrocentrali i Banjës apo Gazsjellësi TAP. Ndërsa investimet private në këtë sector njohin një tkurrje të ndjeshme. Për rrjedhopjë edhe aktiviteti i atyre kompanive që prodhojnë produkte apo shërbime për këtë sector. Në këtë kuptim, nuk ka asnjë arsye të habitemi se pse edhe veprimtaria e kompanive që merren me prodhimin e produkteve të duraluminit, dyerve dhe dritareve metalike njeh një zbritje gjatë vitit 2015, kundrejt vitit 2014. Shqipëria ka shumë kompani me këtë profi l ekonomik, por tre janë kompanitë kryesore të këtoj sektori. Dhe ajo që duket se e ka fi tuar sërish betejën mes tyre për vitin 2015 është sërish “Alumil Albania”. Me një aktivitet prej afro 11 milionë eurosh, “Alumil Albania” paraqitet si kompania kryesore e këtij sektori. Sigurisht, efektet e krizës i ka ndjerë edhe ajo, përderisa aktiviteti i kompanisë Alumil Albania ka patur një reduktim prej rreth 1.2 milionë eurosh ose 10-15 për qind të aktivitetit, krahasuar me vitin 2014.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

ILIR LINZA

Emri i kompanisë: FPM Tutto Mobili
Të ardhurat bruto 2015: 9 milionë EUR
Numri i punonjësve: 166
Vendndodhja: Tiranë

Egziston një perceptim i përgjithshëm se për biznesin shqiptar tashmë kanë ardhur ditë të vështira. Dhe një një situatë të tillë pyetja që shtrohet në mënyrën më të natyrshme është: cfarë mund të bëjë ai, cfarë mund të bëjnë kompanitë shqiptare për të dalë nga vështirësitë e tyre? Specialistët dhe teoricienët e ekonomisë mund të japin receta të ndryshme të gjatë. Kurse Ilir Linza, Administratori i Përgjithshëm i Fabrika Tutto Mobili(FPM) e ka dhënë zgjidhjen nëpërmjet kompanisë së tij. FPM-ja është një kompani e prodhimit të mibiljeve e cila gati 90 për qind të prodhimit të saj e ka për eksport. Nëse të gjithë subjektet e tjera të fushës “zihen e grihen” me njëri tjetrin për qindarka, për spostime të njëri tjetrit në treg, FPM e ka shtrirë aktivitetin e saj në tregje ndërkombëtare. Vendet ku eksporton kjo kompani janë me dhjetra. Sigurisht, edhe kjo kompani has në konkurencë të fortë, por fakti që kjo konkurencë bëhet me më të mirët e kësaj fushe në rang rajonal dhe botëror do të thotë se …

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

KOMPANIA AIBA

Emri i kompanisë: AIBA Company
Të ardhurat bruto 2015: 9 milionë EURO
Numri i punonjësve: 100
Vendndodhja: Durrës

Gjatë vitit 2015, në sektorin e ritjes së shpendëve dhe rritjes së vezëve ndodhën disa ndryshimë të rëndësishme. Një nga protagonistet kryesore të këtij tregu, ndër vite, falimentoi, duke krijuar një farë vakumi në prodhimin e përgjithshëm të vezëve në Shqipëri. Për rrjedhojë cmimi i këtij produkti pësoi një rritje të ndjeshme, nga konstantja e tij. Mirëpo, kjo dukuri nuk zgjati shumë, sepse AIBA, kompania lider e sektorit ia doli ta stabilizoi tregun nëpërmjet nëpërmjet rritjes së kuotave të prodhimit. Ia doli të reduktojë efektin negative të konkurentes së saj të falimentuar e të shtojë ofertën në treg të vezëve të prodhuar prej AIBA. Meritën e kompanisë AIBA në këtë aspekt e konfi rmojnë edhe numrat. Për vitin 2015, aktiviteti i kompanisë ishte afro 1,22 miliardë lekë ose 9 milionë euro, një volum aktiviteti thuajse në të njëjtin nivel sikurse edhe ai i një viti më parë. AIBA Company tashmë përfaqëson një kompani të konsoliduar, e cila jo vetëm e ka fi tuar rolin e lidershipit prej kohësh në sektorin e rritjes së shpendëve e të prodhimit të vezëve, por aktiviteti i saj sistematik e me rritje nga viti në vit e rendit ndër kompanitë më të dalluara shqiptare.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

RAMË GECI

Emri i kompanisë: GECI GROUP
Të ardhurat bruto 2015: 8 milionë EURO
Numri i punonjësve: 150
Vendndodhja: Tiranë

Kur njeriu ndërmerr vendime të forta në biznes është e natyrshme që atë ta kaplojë një ndjenjë ankthi rreth saktësisë së këtij vendimi. Dhe përvec bindjes dhe arsyetimit mbi të cilin është mbështetur mbeshtetur ai, i takon të ardhmes ta vërtetojë faktin nëse është vepruar mirë apo jo. U mbushën 4 vite kalendarikë që Ram Geci është pronar i vetëm i “Tirana International Hotel”. Të shpenzosh mbi 40 milionë euro për tu bërë pronar i tij nuk është një vendim që mund të merret lehtë. Mirëpo ai e bëri këtë manovër biznesi dhe 4 vitet që ka kaluar hoteli nën pronësinë dhe administrimin e tij tregojnë një rritje të qëndrueshme të aktivitetit. Rritje kjo që vjen prej faktit se gjendja e hotelit permirësohet në mënyrë të vazhdueshme. Janë rinovuar tërësisht dhomat e këtij hoteli, SPA, ambientet ku organizohen konferenca, holli kryesor, baret, restoranti kryesor. Ecuria e Tirana International Hotel nën drejtimin e Ram Gecit tregon epërsinë e pronësisë me një pronar. Diku nga viti 2004 “15 katëshi” u privatizua nga një grup prej 25 biznesmenësh.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

NIKOLIN LLESHI

Emri i kompanisë: “Alba Shoes Group”, T.N.A
Të ardhurat bruto 2015: 7.5 milionë EURO
Numri i punonjësve: 1500
Vendndodhja: Lac, Kamëz, Vlorë, Corovodë

Dy kompanitë e mirënjohura në botë, ZARA dhe GEOX një pjesë të produkteve të tyre i prodhojnë në Shqipëri. Bëhet fjalë për këpucët e këtyre markave, për të cilat kompania e mirënjohur shqiptare “Alba Shoes Group” ka marrë porositë, ka lidhur kontrata përkatëse dhe ka fi lluar prej muajsh prodhimin e tyre. Janë dy kontrata për 250 mijë palë këpucë në vit për secilën kompani që “Alba Shoes Group” duhet të përmbushë. Sigurimi i kontratave të tilla është një lajm i mirë për kompaninë sepse i siguron asaj vazhdimësi pune, cka pastaj bën të mundur që vetë kompania të ruajë numrin e punonjësve të saj, duke qenë kështu një ndër punësueset më të mëdhaja në vend. Por më tepër se sa ndikim në aspektin sasior të veprimtarisë, besimi i të mirënjohurave ZARA dhe GEOX karshi kësaj kompanie shqiptare tregon standartin e lartë në të cilin është ngritur veprimtaria e “Alba Shoes Group”. Të jesh partner i kompanive më të mirënjohura në botë nuk është gjë tjetër vecse vulë dhe dëshmi e një kompanie ku punohet me seriozitet, pergjegjshmëri,cilësi, standarte etj.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

ASLLAN BARAJ

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “KID-ALB”
Emri i kompanisë: KID ALB
Të ardhurat bruto 2015: 7 milionë EURO
Numri i punonjësve: 99
Vendndodhja: Maminas, Durrës

Sa më shumë kohë kalon, aq më e fortë bëhet ligjësia, aq më i saktë është konkluzioni. Ato kompani që janë ndërtuar që në fi llimet e saj, si kompani të afta për të konkuruar në një treg më të madh se sa vetëm ai i Shqipërisë, ecin mirë, pavarësisht vështirësive të ekonomisë shqiptare në tërësi. E vërtetojnë këtë, jo vetëm numri i kompanive shqiptare që paraqiten mirë në eksport, midis të cilave, një nga të dalluarat është padyshim, “KID-ALB”, por e përforëcon edhe më shumë KID-ALB me dinamikën e saj të aktivitetit. Në vitin 2015, kompania prodhoi afro 160 mijë ton tulla, ndërkohë që në vitet 2014 dhe 2013 aktiviteti i saj fi zik ishte respektivisht 151 mijë ton dhe 140 mijë ton. Sic dëshmojnë statistikat, aktiviteti fi zik paraqitet në rritje, ndonëse në vlerë ai paraqet një farë ulje si rrjedhojë e ndikimit të uljes së cmimit për copë. Konkretisht, gjatë vitit 2015, aktiviteti i kompanisë në vlerë rezultoi rreth 700 milionë lekë. Të përmirësuar kundrejt viteve të tjera paraqitet edhe treguesit e tjerë domethënës sikurse është prodhimi mujor apo prodhimi ditor.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”