Viti 2017 u mbyll, por kompania shqiptare “DOKO” mori në fund te tij një njoftim tejet të rëndësishëm për veprimtarinë e saj. Ajo është shpallur fituese e një tenderi ndërkombëtar të zhvilluar në Rumani për realizimin e një projekti për ndërtimin e një linje të transmetimit të energjise në Ballkan. Tenderi është në vlerën e dhjetra milionë eurove dhe përfshin ndërtimin e një linje transmetimi të përbërë nga rreth 600-700 shtylla të tensionit të lartë. Në këtë mënyrë, “DOKO” rreshtohet në gjirin e atyre pak kompanive shqiptare, të cilat tashmë kanë bërë të mundur që të provojnë aftësitë e tyre edhe në tregun ndërkombëtar.
Në fakt, “DOKO” ka në curricullumin e saj si kompani një sërë projektesh të realizuara në sistemin energjitik, sepse ajo është një kompani e specializuar në këtë sektor. Por rrallë herë ka patur fatin deri më tash për të qenë fituese e drejtpërdrejtë e një tenderi si ai i Rumanisë. Kjo do të thotë se kompania jo vetëm që ka hyrë në një stad të ri të veprimtarisë, por ka përforcuar edhe perspektivën e saj.