Eksportues të keqtrajtuar

 

 

Disa vite më parë prodhuesit kosovarë të qeramikës ankoheshin në mënyrë sistematike tek institucionet e Kosovës si viktima të konkurencës me mallra analoge shqiptare. Ndaj dhe kërkonin vazhdimisht nga Qeveria vendase të merrte masa të ashtuquajtura proteksioniste me qëllim që të mbrohej prodhimi vendas. Pasi u vu në dijeni të një mbledhjeje me karakter dëgjues e informues që do të zhvillonte ish ministrja e atëhereshme me prodhues të Kosovës, administrator i një kompanie shqiptare përgatiti një dosje me dokumentat përkatëse dhe u nis të asistonte në mbledhjen e lajmëruar. Pasi dëgjoi kolegët e tij kosovarë të ankoheshin e zbrazeshin ai e mori fjalën duke iu drejtuar atyre. “Ju më kujtoni situatën kur ne kemi qenë ekzaktësisht kështu si ju dhe mbetëm duke u ankuar për konkurencën për mallrat greke që mbytën tregun shqiptar. Edhe ne ashtu si ju, kërkonim masa proteksioniste, por në të vërtetë faji ishte i yni, i teknologjiv e të vjetëruara me të cilat prodhonim, i kostova të larta me të cilat nxirrnim prodhimet tona. Kur ne investuam në teknologji e kur ne menaxhuam mirë kostot u bëmë konkurues dhe për rrjedhojë asnjë product grek nuk është më i pranishëm në tregun shqiptar nga ato që prodhojmë ne. Edhe ju e keni të thjeshtë punën. Që të fitoni konkurencën me ne ju duhet të rinovoni teknologjitë nëpërmjet investimeve të duhura si dhe duhet të prodhoni me kosto të arsyeshme”- përfundoi “leksionin” e tij karshi kolegëve kosovarë biznesmeni nga Shqipëria. Kaluan disa vite dhe prania e produkteve të industrisë së ndërtimit nga Shqipëria në tregun Kosovar erdhi duke u përforuar, pavarësisht ankesave të biznesmenëve vendas për falimentim, për mbetje punëtorësh papunë etj etj. Cka do të thotë se produktet shqiptare, sidomos ato të materialeve të ndërtimit si tilla, tjegulla, cimento, produkte duralumin etj në saj të aftësisë konkuruese e kanë fituar betejen ne tregun e Kosovës. Rreth 35 milionë euro llogariten prodhimet e industrisë së materialeve të ndërtimit nga Shqipëria në tregun Kosovar, e realizuar kjo nëpërmjet afro 100 mijë rrugëve transport  Mirëpo atë avantazh që ata krijuan në mënyrë objective, qeveritë reciproke janë investuar sistematikisht tua eleminojnë në mënyrë subjektive. Nëpërmjet akteve, vendimeve apo veprimeve  eksportuesit shqiptarë janë goditur pikërisht tek kostot, që kanë ardhur duke u rritur në mënyrë të vazhdueshme.

 

Aq sa tashmë mund të thuhet me siguri se faktin me të qënit konkurues, me atë të të mosqënit konkurues në këtë treg, vetëm një fije e hollë i ndan. Dhe nëse situata ka ardhur në përkeqësim, kjo ska ndodhur sepse kompanitë shqiotare nuk ofrojnë produkte me cilësi. Përkundrazi, ajo vazhdon vetëm të përmirësohet në saj të investimeve të shumta që ne bëjmë në mënyrë të herëpashershme në teknologji. Por janë rritjet e kostove e kryesisht të atyre kostove që nuk varen nga prodhuesit shqiptarë, por nga politikat respektive të qeverive të të dy vendeve ato që në mënyrë graduale, por të qëndrueshme po e bëjnë Kosovën një treg që po largohet për prodhimet shqiptare.

Taksa e rrugës së Kombit që ka filluar zbatimin së fundmi në masën 45 euro vajtje ardhje për një kamion, në rastin e eksportit të tullave përfaqëson 6.5 për qind të vlerës së mallit, kurse në rastin e cimentos 5 për qind.

Pastaj vazhdojnë të tjerat me radhë. Tarifa e skanerit, taksa e karburantit, TVSH e references se transportit qe është gati dyfishi i asaj që duhet të jetë, pagesat për agjensitë doganore, në masën 12-25 euro për cdo deklaratë, terminali në territorin e Kosovës në vlerën 40 euro për cdo kamion. Këtyre iu shtohen edhe vështirësi të tjera sikurse janë konkurenca me produktet serbe që hyjnë në territorin e Kosovës me dhe pa doganë apo edhe vonesat që bëjnë doganata për mjetet që kanë deklarime online. E gjitha kjo kosto e përbërë nga këto shpenzime përbën rreth 25-30 për qind të vlerës së produktit, në varësi të tij.

Në këto kushte prodhuesit eksportuesit shqiptarë ndjehen  të detyruar të pohojmë se po e humbasin aftësinë konkuruese në tregun e Kosovës. Se cfarë do të thotë kjo për kompanitë e tyre dhe për ekonominë e vendit mjafton të sjellim disa shembuj ilustrues. Psh për kompaninë e prodhimit të tullave në Maminas kjo do të thotë 3 muaj punë më pak, për kompaninë e prodhimit të cimentos së Fushë Krujës, 5 muaj më pak punë, për kompaninë e prodhimit të tullave Edil Centro 2 muaj punë më pak, për atë të prodhimit të tullave të Fushë Krujës disa muaj punë më pak etj.

Sigurisht, edhe qeveria duhet mirëkuptuar në hallin e saj që nga njëra anë dëshiron ta mbaroj dhe mirëmbaj projektin e rrugës së Kombit për të cilën kërkohen investime të konsiderueshme. Por ndërkohë edhe një zgjidhje për të mos humbur tregun e Kosovës nuk është e vështirë të gjendet.

 

Recent Posts

SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More
Kërcimi gjigand i Marin Gjonaj
Shpëtim Luku “Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku pērmenden disa kompani si Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj. Natyrisht, Info-Telekomi është ajo ...
October 23, 2023 Read More
Biznesmeni që nuk hap dot hotelin luksoz prej…
Shpëtim Luku Edhe pse ka ikur që i vogël nga vendlindja, sytë, mendja dhe zemra e tij i  mbeten gjithmonë atje. Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar larg saj,  ai ka qen...
October 17, 2023 Read More