Konkurenca hileqare

 

 

Shpetim Luku

 

Drejtuesit të një kompanie private të prodhimit të tullave iu desh të bëjë një investim prej disa dhjetra mijëra eurosh, me qëllim nxjerrjen e të njëjtit product, por me dizajn tjetër. Dhe këtë investim nuk e bëri sepse produkti me dizajnin e mërarshëm nuk ecte. Perkundrazi. Kompania ishte dhe është lider në sektorin e saj, me një diferencë shumë të madhe nga konkurentët e saj. Por arsyeja e investimit ishte modelimi i një produkti, anën vizuale të të cilit ata tashmë e mbrojnë me të drejtën e pronësisë tek Zyra përkatëse. Ajo që e bëri të nevojshëm këtë investim ishte konkurenca hileqare e kompanive të tjera, të cilët e imitonin produktin e mëparshëm të kësaj kompanie dhe e shisnin atë duke i krijuar iluzionin blerësve se po merrnin produktin e famshëm të kompanisë lider.

Raste të tilla ka sa të duash ne realitetin shqiptar. Nje restorant është bërë i njohur në Tiranë llojit të asortimenve që ofron dhe cmimeve. Por tashmë edhe në një qendër biznesi është hapur një restorant i tillë, që për nga slloganet që përdor, asortimentet të krijon menjëherë iluzionin se është pjesë e rrjetit të restorantit për të cilin folëm. Mirëpo një nga punonjësit e restorantit të njohur tha se nuk kishin asnjë lidhje me restorantin në qendrën e biznesit dhe se ai po iu prishte shumë punë. Sa për larmi shembujsh po sjellim edhe një tjetër në sektorin e makinave me qera, ku një kompani e re ka kopjuar në mënyrë precise germat, ngjyrat dhe emrin e përfaërt të një kompanie ndërkombëtare dhëniesh makinash me qera që operon në Shqipëri. Të gjithë këta shembuj, por që janë vetëm një pjesë e vogël, tregojnë atë që fare mirë mund të konsiderohet si konkurencë hileqare. E shpërndarë në cdo fushë e në cdo sektor.  Mjaft biznese nuk lindin si ide të mirëfillta biznesi, si identifikim i ndonjë nevoje shërbimi apo ofrimi produkti, por thjesht si deshirë dhe tentative për të pjesëtua e ndarë  suksesin me të suksesshmit e sektorit ky ata hyjnë. Sigurisht, një mënyrë e tillë të vepruari nuk është e kundraligjshme nga pikëpamja juridike.

tulla 2Por nga ana etike sigurisht që ka dicka që nuk shkon. Sepse ai që ka prodhuar sukses nuk e ka bërë këtë sa hap e mbyll sytë, por e ka arritur nëpërmjet një pune këmbëngulëse,  afatgjatë nëpërmjet racionalitetit, emrit të mirë që ka krijuar në treg nëpërmjet cilësisë së shërbimit apo produktit dhe cmimit. Ndaj, të përpiqesh ti “vjedhësh” të sukseshmëve frytin shumëvjecar të punës së tyre është më së paku një përpjekje hileqare. Por përpjekje të tilla në një ekonomi që bazohet në sipërmarrjen e lirë ka patur e do ketë gjithmonë. Pyetja është se cfarë mund të bëjnë të dëmtuarit për ti dekurajuar iluzionistët e tregut. Nuk është se mbetet shumë për të bërë sepse zgjidhjet mbeten vetëm dy. E para është mënyra që ka ndjekur fabrika e tullave, të cilës iu referuam në fillim të shkrimit. Pra prodhimi i një produkti dhe mbrojtja e tij në institucionet përkatëse të shtetit me qëllim ruajtjen e identitetit në treg. Dhe së dyti është edhe përpjekjet sqaruese, sensibilizuese të sipërmarrjeve të dëmtuara për konsumatorin nëpërmjet spoteve të kësaj natyre. Po qe se produkti mbrohet, atëhere beteja juridike në dyert e gjykatës është e fituar. Kurse përsa kohë nuk veprohet kështu, konkurenca e bazuar në hile do të vazhdojë të njohë lulëzim

Recent Posts

SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More
Kërcimi gjigand i Marin Gjonaj
Shpëtim Luku “Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku pērmenden disa kompani si Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj. Natyrisht, Info-Telekomi është ajo ...
October 23, 2023 Read More
Biznesmeni që nuk hap dot hotelin luksoz prej…
Shpëtim Luku Edhe pse ka ikur që i vogël nga vendlindja, sytë, mendja dhe zemra e tij i  mbeten gjithmonë atje. Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar larg saj,  ai ka qen...
October 17, 2023 Read More