Pasojat e një deklarate të papërgjegjshme të Governatorit

 

Shpëtim Luku

 

Pak kohë më parë, Governatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko bëri një deklaratë, nëpërmjet të cilës, shpalosi qëllimin e institucionit që drejton për deurozimin e ekonomisë shqiptare. Fill pas kësaj deklarate, euro fillojë dishezën e saj të pandalshme. Tani ajo ka arritur në nivele të tilla që është bërë shqetësim për dy kategori kryesore: për eksportuesit dhe për depozituesit. Grupi i parë e ka bërë të qartë nëpërmjet prononcimit të Shoqatës së tyre se humbjet që pritet të pësojnë eksportuesit janë shumë të ndjeshme, madje disa prej tyre edhe mund të falimentojnë. Por jo pak shqetësim ndjejnë edhe depozituesit, të cilët midis tre alternativave, lekë, dollar apo euro kanë zgjedhur ti mbajnë depozitat e tyre ne euro. Aktualisht ne nuk e dimë nëse euro është zhvlerësuar karshi lekut, pas një periudhe shumë të gjatë prej faktorëve klasikë, prej deklaratës së Governatorit apo prej të gjithë faktorëve së bashku. Por ajo që mund të themi me siguri është fakti se një deklaratë si ajo që Governatori bëri pak kohë më parë është e pakëshillueshme, e papranueshme, madje edhe e papërgjegjeshme. Sepse Banka e Shqipërisë është një institucion i besuar prej publikut dhe fjala e drejtuesit të saj nuk ka se si të mos ndikojë në formën e tentativave për vetëmbrojtje nga ana e atyre që disponojnë euro. Prononcime të tilla preceptohen nga publiku që ka interesa me euron si masa që drejtohen kundër interesave të tyre, ndaj dhe lind paniku në keto raste. Fatkeqësisht Shqipëria ka raste të ngjashme, ku është verifikuar edhe dëmi i madh që ka shoqëruar këto deklarata. Në vitin 1991, ish-kryeministri i asaj kohe, Ylli Bufi deklaroi në telenizionin publik shqiptar që Shqipëria ka edhe 6 ditë bukë. Një deklaratë kjo nëpërmjet së cilës ai donte të theksonte gjendjen e vështirë të vendit, por që u përkthye nga popullsia si nevojë për tju drejtuar magazinave për të siguruar rezerva më shumë se 6 ditë.

Kurse në vitin 1996, ish-Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha deklaroi i pyetur për piramidat e asj kohe se “paratë e shqiptarëve janë më të pastrat në botë”. Kjo bëri që publiku ti drejtohet në një masë akoma më të madhe sporteleve të firmave piramidale dhe grafikët e depozitimit të kursimeve në atë kohë e vërteton në mënyrë kokëfortë këtë dukuri.

Tani vjen edhe radha e Governatorit të Bankës së Shqipërisë, i cili shpall masat për deurozimin e ekonomisë, por publiku i euros ka prirjen ta përkthejë si luftë kundër “monedhës së tyre”.  Ti mund të bësh një plan masash dhe mund të fillosh zbatimin e tyre, por nuk është e nevojshme ti shpallësh ato me solemnitet në television. Të mos përfillësh apo të injorosh efektin psikologjik në rastin më të mirë tregon paaftësi.

Pak kohë ka kaluar dhe mjaft qytetarëve iu kanë nisur dhimbjet e kokës. Të njëjta me ato që pësojnë qytetarë në vende të ndryshme kur shikojnë se vlera e aksioneve të kompanive ku kanë investuar është në rënie të vazhdueshme. Cfarë të bëjë me aksionet? Ti shesin sa më parë, të presin se mos ndalon rënia etj etj. Edhe depozituesit bankarë në monedhën euro janë të përfshirë nga dilema të shumta. Ti kthejnë në lekë kursimet e tyre do të thotë të certifikojnë e të pranojnë një humbje të caktuar. Nga ana tjetër kanë frikë se mos rënia vazhdon. Si të veprojnë pra? Kjo është kokëdhëmbja e tyre. Por akoma më të shqetësuar janë  biznesmenët që eksportojnë. Kjo është nornalisht kategoria më e nderuar e biznesit shqiptar, pasi kanë arritur të thyejnë barrierat e të jenë të pranishëm edhe në tregje rajonalë. Këta janë biznesmenët që kanë fituar sfidën e eksportit, atë sfidë që e tentojnë të gjithë, por vetëm këta ia kanë dalë mbanë. Këta janë edhe biznesmenët më të dobishëm të vendit, pasi kontribuojnë në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit, sjellin valutë të huaj në Shqipëri nëpërmjet aktivitetit të tyre. Atëhere ku qëndron faji i tyre, që Governatori iu rreshtiohet në krah të kundërt të interesave? Këtyre biznesmenëve ka shumë mundësi tiu zerohen fitimet vetëm nga ndryshimi i ndjeshëm I kursit në dëm të euros. Disa madje parashikohet që edhe mund të mbyllin aktivitetet.

Sigurisht, të  të mbash kursimet e tua në euro, dollarë apo monedhë vendase është cështje intuite, preference apo edhe fati. Askujt nuk i vjen keq kur humbja i ndodh për faktorë klasikë, por ama gjithkush ndjehet i revoltuar, kur një pjesë e kësaj humbje i dedikohet atij që besohet verbërisht për shkak të detyrës. Të vetëdijshëm për pasojat e deklaratave të mëparshme të tij, Genti Sejko ka dalë edhe disa herë të tjera duke u përpjekur të qetësojë qytetarët, të evidentojë faktin se kjo është një situatë e përkohëshme etj etj. Por fakti është se tregu ka përfillur më shumë deklaratën e parë të tij se sa të tjerat të mëvonshme. Ndaj, Governatori është mirë të përfillë një këshillë. Poste të tilla janë tejet të rëndësishme dhe shumë të lidhura me psikologjinë e njerëzve. Ndaj sa më pak dalje në media dhe atëhere kur është e nevojshme, daljet duhen bërë tepër të studiuara.

Recent Posts

SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More
Kërcimi gjigand i Marin Gjonaj
Shpëtim Luku “Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku pērmenden disa kompani si Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj. Natyrisht, Info-Telekomi është ajo ...
October 23, 2023 Read More
Biznesmeni që nuk hap dot hotelin luksoz prej…
Shpëtim Luku Edhe pse ka ikur që i vogël nga vendlindja, sytë, mendja dhe zemra e tij i  mbeten gjithmonë atje. Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar larg saj,  ai ka qen...
October 17, 2023 Read More