Societe Generale Albania tashmë e ka të përcaktuar fatin e saj, teksa është shitur tek banka hungareze OTP. Për sistemin bankar shqiptar hyrja e OTP-së është një lajm i mirë, pasi bëhet fjalë për një nga bankat më të mëdha të Europës Qëndrore dhe Lindore me një gamë të gjërë shërbimesh për individë privatë e deri tek klientët e korporatave. Shërbimet e grupit OTP variojnë nga banking, sigurimet, pasuritë e paluajtëshme, factoring, leasing, fonde investimesh e pensionesh etj. Ky grup është i përhapur në 9 vende si Hungaria, Sllovakia, Bullgaria, Serbia, Rumania, Kroacia, Ukraina, Mali i Zi dhe Rusia.
Për tregun shqiptar OTP Bank ka patur interes që në vitin 2003, kur doli në privatizim Banka e Kursimeve dhe ku konkurentë për blerjen e saj ishte Raiffeisen Bank dhe banka hungareze. Atëhere një grup gazetarësh shqiptare u ftuan ne Budapest për të vizituar e parë nga afruar realitetin e një prej kandidat blerësve të bankës kryesore në Shqipëri, ndërkohë që një grup tjetër gazetarësh ishin ftuar nga Raiffeisen Bank në Austri. E vërteta është se OTP Bank ishte dhe është një top bank dhe futja e saj në sistemin bankar shqiptar do të rrisë konkurueshmërinë dhe do të përmirësojë funksionet e tij.