Reformatori i sigurimeve

Viti  pas viti fiton betejen ne tregun e sigurimeve.  Cila eshte receta magjike e suksesit te kompanise se themeluar e drejtuar nga Avni Ponari, “SIGAL UNICA GROUP AUSTRIA”

Shpetim Luku

Po qe se do të duhet të përdornim ndonjë metaforë krahasuese nga bota e sportit  për të karakterizuar ecurinë e Sigalit dhe Avni Ponarit në krye të saj, ideja e parë që na vjen ndër mend është ajo e garës së Formula 1.  Pra e një gare ku një pilot, pasi merr vendin e parë e ruan atë dhe e përfundon garën në vendin e parë. “SIGAL Uniqa Group Austria” ka vite, madje u bënë shumë vite që ia ka dalë mbanë të ngjitet në krye të garës së kompanive siguruese dhe vazhdon ta mbyllë cdo vit në krye të saj. Të njëjtën gjë bëri edhe gjatë vitit 2017. Me rreth 4 miliarë lekë prime të shkruara për sigurime të jo-jetës dhe me 26 për qind të totalit të tregut, “SIGAL Uniqa Group Austria” ishte padyshim fituesja e garës në këtë sektor, një garë që ashtu sikundër edhe në sector të tjerë, fillon në 1 janar e mbaron në 31 dhjetor të vitit kalendarik. Po e njëjta rutinë suksesi, e njëjta garë, më tepër me veten se sa me kundërshtarët, vazhdoi gjatë vitit 2017 edhe me kompaninë Sigal Life. Kjo kompani arriti të ketë afro 62 për qind të totalit, ndërkohë që dy konkurentet e tjera të saj ndanë vetëm 32 për qind të tregut. Thonë se të arrish të vësh në kokë kurorën e fitimtarit është më e thjeshtë se sa ta mbash atë. Por kjo teze, kjo teori në rastin e” Sigal Unica Group Austria” duket se nuk është e vërtetë, përderisa vit pas viti kjo kompani është fistuese e padiskutueshme e garës në tregun e sigurimeve. Kur statistikat flasin pra në mënyrë kokëfortë për një status lideri të qartë në këtë treg, aq më tepër në një treg me shumë konkurentë, atëhere disa pyetje në rrethana të tilla bëhen të pashmangshme. Si arrin “SIGAL UNIQA GROUP Austria” të rezultojë fituese e përhershme e garës? Si shpjegohet që kompani të tjera nuk arrijnë dot të ngushtojnë hendekun me të? Cila është receta magjike që shpjegon suksesin?

Tregu i sigurimeve ka bërë hapa përpara, pas momentit të liberalizimit të tij, krahasuar me periudhën kur në treg ishte vetëm një kompani publike. Janë shtuar produktet e sigurimit, është përmirësuar shërbimi, janë rritur dëmshpërblimet. Dhe në këtë përmirësim tregu, një rol të rëndësishëm ka krijuesi i “Sigal”-it, Avni Ponari.

Sepse e vërteta është se “Sigal Unica Group Austria” ka qenë gjithmonë hapa të tëra përpara konkurënteve të saj.  Ajo ka qenë përherë në një process përmirësimi standartesh të veprimtarisë dhe shërbimit të saj dhe kompanitë e tjera thjesht e kanë imituar atë. Në këtë kuptim, Sigal Uniqa Austria Group ka luajtur një rol të rëndësishëm, një rol prej katalizatori  në zhvillimin në tërësi të tregut të sigurimeve. Mjafton një retrospektivë e thjeshtë për të kuptuar faktin që “Sigal Uniqa Group Austria” është drejtuar e menaxhuar si një kompani drejt modernizimit dhe modeleve të simotrave të saj në vendet e zhvilluara. Psh, Sigal është kompania e parë që u zgjerua drejt rajonit, duke u shtrirë edhe në territorin e Kosovës dhe Maqedonisë. Pasi ajo e ndërmorri këtë hap, kompanitë e tjera konkurente e ndoqën atë duke u zgjeruar edhe ato në teeritoret e reja ku shkeli Sigal-i. Me vonë Avni Ponari si themelues i SIGAL-it, gjykoi dhe mendoi se futja e një investitori të huaj do të kishte impact akoma më të madh, jo vetëm në progresin e kompanisë së tij, por edhe tregut në tërësi. Ndaj dhe ia besoi “krijesën” e tij, një prej kompanive të mirënjohura në fushën e sigurimeve sikurse është kompania Unica Group Austria e prej këtu lindi “Sigal Uniqa Group Austria”. Në gjurmët e këtij modeli, vepruan edhe kompani të tjera dhe ne sektorin e sigurimeve u futën edhe investitorë të tjerë, ndonëse jo në rangun e Uniqa Group Austria.

Po kështu,  një kompani sigurimesh nuk mund të quhet asnjeherë e tillë në kuptimin e plotë të fjalës nëse ajo fokusohet vetëm në fushën e Jo-Jetës. Ndaj Sigal, që herët është përqëndruar edhe ne sigurimin e Jetës, shërbime të cilat i realizon nëpërmjet një kompanie të vecantë brenda grupit që është Sigal Life Uniqa Group Austria. Edhe kjo kompani njeh vetëm rritje dhe për vitin 2017, rritja krahasuar me një vit më parë ishte 26 për qind. Vetëm pas lindi Sigal Life, tregut iu shtuan edhe dy kompani të tjera të këtij lloji, por që kurrsesi nuk arrijnë dot ta konkurojnë sado pak Sigal Life. Duke u drejtuar e mënaxhuar në këtë mënyrë, duke u modernizuar në mënyrë të vazhdueshme, duke qenë gjithmonë përpara të tjerave në veprimet reformuese dhe modernizuese SIGAL Uniqa Group Austria ia ka dalë mbanë te jëtë lideri i sektorit. Por, edhe pse ne shumicën e rasteve ajo është imituar e ndjekur në hapat e saj, ka edhe gjëra për të cilat, konkurentët e saj nuk kanë mundur tia reduktojnë avantazhin konkurues. Një nga këto padyshim është aftësia e SIGAL-it për të mos qenë e varur vetëm nga sigurimi I detyrueshëm, por një energji të vecantë ajo i ka kushtuar edhe sigurimeve vullnetarë. Aktualisht ajo është kompania që ka raportin më të mirë ndërmjet sigurimeve vullnetare dhe të detyrueshme. Edhe stafet e kompanive të tjera e dinë teorikisht se një potencial i madh sigurues fshihet tek sigurimet vullnetare, por nuk ia kanë dalë mbanë te kenë ndonjë penetrim të madh në këtë terren.

Aktualisht ‘Sigal Uniqa Group Austria’ është në fazën e ofrimit të shërbimeve të vazhdueshme onlinë të kuadër të digitalizimit të aktivitetit të saj. Janë afro 8 lloje të sigurimeve që mund të bëhen në këtë mënyrë dhe duket se deri tani ajo është shërbim unik që ofrohet vetëm nga Sigal. Të tilla janë sigurimi i shtëpisë, i jetës, i makinës. Po kështu, SIGAL ka aplikacionin e saj ku mund të merret vazhdimisht informacion rresa saj dhe mënyrës së sigurimit. Në të ardhmen mund të ofrohet edhe nga kompani të tjera, mirëpo kjo thjesht do të jetë vazhdim i traditës së mëparshme, ku Sigal-i vendos standartet dhe të tjerët e ndjekin. Të gjitha këto, shoqëruar edhe me faktin se ‘Sigal Uniqa Group Austria” është një kompani korrekte karshi konsumatorëve në pagimin e dëmeve i heqin të drejtën cdikujt për të qenë të habitur me lidershipin afatgjatë të saj. Me respektivisht 28 për qind të totalit të dëmeve të Jo-Jetës dhe 41 për qind të totalit të sigurimeve të Jetës “SIGAL Uniqa Group Austria” është kompania numur 1 edhe në këtë aspect.