Rame Geci

Xhiro e biznesit 2017:  11 milionë euro
Ndryshimi % 17/16:   + 20
Numri i punonjësve:  249
Vendndodhja:  Tiranë

Sikurse e kemi parë dhe studiuar përgjatë gjithë këtyre viteve, në tablonë e biznesit shqiptar shumica e personave që kanë një histori mbi 20 vjecare biznesi kanë preferuar të shtojnë në mënyrë të vrullshme bizneset e tyre. Diversi fi kimi i portofolit të investimeve është bërë në një formë të tillë sa që një biznesmen shqiptar sot del që merret me një sërë aktivitetesh pa edhe shumë lidhje me njëri tjetrit. Në panora- men e biznesit shqitar gjen personazhe që merren me të gjitha. Dikush i suksesshëm e dikush edhe me problem. Por, gjithashtu, në historinë e bizne- sit shqiptar ka edhe një kategori biznesi-ndonëse kjo është e vogël- që kanë preferuar të ndjekin një veprimtari të specializuar. Nëse do të na duhej të jepnim një shembull të tillë emri i parë që na vjen ndër mend, por me fuqinë e plotë për ta argumentuar atë cfarë thamë pak më parë është ai i Presidentit të “GECI Group”. Megjithëse një ndër biznesmenët e parë të Shqipërisë, megjithëse me mundësi dhe hapësira të pafundme, sërish ai i është mbajtur dhe atij “shtegu” që celi në vitin 1994. Krijoi një kompani të specializuar për të kryer punime të ndryshme në infrastrukturë, bazuar kjo në parashikimin se infrastruktura tejet e prapambetur e Shqipërisë padyshim që duhej dhe  do të rregullohej. Vit pas viti e përmirësoi nga ana funksionale kompaninë, duke e bërë atë të aftë të përballonte sfida të ndryshme në rehabilitimin e infrastrukturës. Qoftë në volume e qoftë në shkallën e vështirësisë së veprave publike. Përg- jatë një periudhe thuajse 24 vjecare kompania e ndërtimit të infrastruksturës “GECI” ka përbal- luar me sukses një numur të konsiderueshëm kontratash në aktivitete të tilla si ndërtime rrugë autostrada, ura, sistemim asfaltime, mirëmbajtje rrugësh, ndërtime land fi lli etj. Pjesë e veprim- tarisë ndër vite të “GECI”-t janë edhe një sërë ndërtimesh civile e industrial, rikonstruksione objektesh, paisja e tyre me instalimet përkatëse elektrike, hidrosanitare etj. Nëse do të duhej të përmendnim një shifër të përmbledhur që tregon më së miri rolin e kompanisë së ndërtimit të infrastrukturës “GECI” atëhere ai është numri totali kilometrave rrugë që kanë patur për autore ndërtimi këtë kompani. Janë mbi 400 km rrugë nacionale që janë ndërtuar nga “GECI” përgjatë viteve, mbi 500 metra linear ura të hapësirave të ndryshme. Se sa protagonist i rëndësishëm ka qenë e mbetet “GECI” në këtë sektor e tregon edhe fakti se ai ka realizuar një total xhiroje që i kalon 100 milionë eurot në fushën e infrastrukturës. Sot “GECI” është një kompani mëse e plotësuar dhe e aftë për sipërmarrjen dhe përbal- limin e s fi dave nga më të vështirat në fushën e infrastrukturës. Këtë garanci asaj ia jep përvoja e gjatë, personeli inxhiniero teknik dhe një fl otë prej 150 mjetesh e makinerish, të cilat bëjnë të mundur përballimin me sukses të projekteve në fushën e ndërtimit.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”