allajbeu

Klodian Allajbeu

Xhiro e biznesit 2017:  39 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:   + 15
Numri i punonjësve:  1208
Vendndodhja:  Tiranë

Në dhjetor 2006 SPITALI AMERIKAN çeli dyert me premtimin ambicioz dhe përgjegjësinë e madhe: diagnostikim dhe trajtim me standardet më të larta të mjekësisë moderne për pacientët shqiptarë. Investimi i matur, i mirë menduar dhe tepër ambicioz u fokusua fillimisht në kardiologji dhe kardiokirurgji. Përkujdesja dhe vëmendja e Spitalit Amerikan ndaj pacientëve filloi nga zemra. Realizimi për herë të parë në Shqipëri i koronarografi së dhe revaskularizimit të arterieve koronare në gjendje akute të infarktit të miokardit – ishte një prej arritjeve te padiskutueshme të ekipit të kardiokirurgëve. Nga defektet e lindura në problemet e sistemit valvular; nga kirurgjitë e aortës tek bypasset; nga aorta ashendente në arteriet karotide e femorale, çdo kardiopati që prej 9 vitesh ka gjetur trajtim në duart e ekipit të talentuar te Spitalit Amerikan. Sot, pas 9 vitesh punë intensive Spitali Amerikan, i shtrirë në 22 mijë m2 hapësirë, njihet jo vetëm si i pari dhe më i fuqishmi institucion privat shëndetësor por edhe si vendi ku janë realizuar për herë të parë shumë sfida të mjekësisë moderne.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”