download (1)

Kompania Agro Blend

Xhiro e biznesit 2017:  22 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:   + 10
Numri i punonjësve:  173
Vendndodhja:  Vorë, Tiranë

Biznesi i madh shqiptar tashmë ka një fizionomi të tillë ku konstatohet përqëndrimi i shumë aktiviteteve në duart e pak njerëzve. Gjithashtu biznesi i madh shqiptar ka një karakteristikë- që nuk është fort e pëlqyeshme- që një grup i caktuar personash është rritur në mënyrë vrullshme. Gjykuar në këtë mënyrë, egziston mundësia që biznese të tilla si ai që zhvillon AgroBlend të perceptohen si për- pjekje të stërmundimshme, për një fi tim modest. Por në fakt këtu është edhe vlera e vërtetë e një sipërmarrje të tillë, sikurse është kjo kompani e themeluar nga Fiqiri Ismaili, e që për vite e vite me radhë ka qenë një histori suksesi. Duke qenë se kompania ka një natyrë “bujqësore”, pra ajo e ushtron aktivitetin në sektorin e importit dhe tregtimit të plehrave kimikë si ure, superfosfat, nitrat amoni, si dhe imputeve të tjera, ajo ka dhënë prej vitesh kontributin e saj në zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Jo vetëm kaq, por kompania ka ofruar herë pas herë risi në tregun bujqësor, duke e shoqëruar këtë edhe me asistencë teknike, cka është një kontribut real pra në përmirësimin dhe progresin e bujqësisë shqiptare. Kjo në fakt është dhe duhet të jetë vlera e vërtetë e kompanisë Agroblend dhe e kompanive të tjera: impakti real që ka veprimtaria e saj në sektorin ku operon.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”