Kompania Conad Albania

Emri i kompanisë: Conad Albania
Xhiro e biznesit 2017: 40 milion EURO
Numri i punonjësve: 260
Vendndodhja: Tiranë

Ka shumë vite që në Shqipëri funksionojnë rrjete supermarketesh të ndryshëm, në të cilat tregtohen produkte të ndryshme. Është një sektor pra me shumë protagonistë, por edhe i vështirë. Sepse mjaftojnë vetë ti referohesh disa dështimeve për të konkluduar që ky sektor është i tillë. Prej tregut ka dalë rrjeti i supermarketeve Euromax, ka falimentuar Carrefur, ka ikur nga Shqipëria gjithashtu pas dështimit edhe emri I njohur slloven i supermarketeve, MERCATOR. Por më i suksesshmi në këtë sektor është padyshim Conad Albania, një rrjet supermarketesh me 37 të tillë në të gjithë Shqipërinë, nga të cilat 23 janë në Tiranë. Vit pas viti kjo kompani ka ardhur duke e përmirësuar performancën e saj, por një përmirësim i rëndësishëm dhe impresionues shikohet që kur ajo kaloi nën administrimin e biznesmenit të mirënjohur, Luan Leka. Njësia matëse e suksesit të cdo subjekti biznesi e për rrjedhojë edhe e kompanive që përfaqësojnë zixhirë supermarketesh është fi timi i siguruar gjatë një viti financiar. Prej të gjithë kompanive të këtij lloji, Conad Albania është e vetmja që rezulton të ketë siguruar një fi tim në kuotën e 144 milionë lekëve, së bashku me Food Trade. Sigurisht, nuk është ndonjë fitim në nivele impresionuese, por ama është në atë përmasë që bën diferencën me konkurentët e saj.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”