Kompania Birra “Korça”

Emri i kompanisë:  Birra “Korça”
Xhiro e biznesit 2017:  6.5 milionë euro
Numri i punonjësve:  106
Vendndodhja:  Korçë

Në sektorin e birrës ka një numur shumë të madh subjektesh me këtë natyrë aktiviteti. Disa janë kompani vendase që prodhojnë dhe tregtojnë birrë të markës që ata kanë krijuar apo trashëguar, kurse disa të tjera janë përfaqësi të kompanive të njohura në botë të kësaj pijeje alkolike. Dhe kur funksionojnë një numër i madh kompanish të cilat presupozohet që janë në një garë që fillon në 1 janar e përfundon në 31 dhjetor të vitit kalendarik, atëhere pyetja bazë që lind në këtë rast është ajo që lidhet me fituesin e kësaj gare. Pra kush është kompania fituese e garës duke tregtuar këtë asortiment? Që ti japësh një përgjigje kësaj pyetje është e nevojshme të mos bazohesh aq shumë tek perceptimet apo iluzionet që krijojnë re- klamat e kompanive. Sepse sa i takon kësaj cështjeje ato krijojnë vecse konfuzion tek qytetari. Statistikat janë ato që dëshmojnë ecuri të mirë apo të keqe dhe nëse nisemi nga statistikat, atëhere mund të themi me siguri që birra “Korca” ka ecurinë më të mirë në treg edhe përgjatë vitit 2017. Fitimi i siguruar është një prej treguesve kryesor që e ekspozon kompaninë rentabile apo jo dhe birra “Korca” në këtë component jo vetëm që është më mirë se të gjitha simotrat dhe konkurentet e saj në treg, por e ka këtë tregues akoma më të përmirësuar se sa një vit më parë. Kështu, me 156 milionë lekët fitim i siguruar gjatë vitit 2017, kompania birra “Korca” renditet në vendin e 146 ndër kompanitë më të suksesshme të vitit, por shënon edhe një rritje prej afro 20 për qind të treguesit të fitimit. Kurse kompanitë e tjera konkurente me të as që nuk arrijnë të renditen fare në këtë listë, cka do të thotë që ose nuk kanë dalë më fitim, ose kanë dalë më një fitim të papërfillshëm ose kanë realizuar fitim të mirë por nuk e kanë deklaruar atë në atë masë që ai ka qenë realisht.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”