Shpetim Luku/ Si të orientohemi në xhunglën e tregut?

 

Para pak ditësh Shqipëria mori një lajm zyrtar të pakëndshëm. Sipas Bankës Botërore, vendi ka një renditje shumë të keqe sa i takon efikasitetit të struktura shtetërore në mbrojtje të konsumatorit. Konkretisht, renditemi në vendin e 6-shtë ndërmjet 100 vendeve sa i takon performancës së keqe të këtyre institucioneve. Sigurisht që ky lajm thjesht legalizon atë perceptim të përgjithshëm të publikut lidhur me këtë cështje. Sepse që strukturat shtetërore në mbrojtje të konsumatorit funksionojnë dobët kjo është dicka që dihet dhe në gjuhën popullore publiku e ka shprehur në ankesat e vazhdueshme të tipit: nuk dimë cfarë hamë, nuk dimë cfarë konsumojmë etj etj. Mjafton një shkrim apo një status në facebook rreth kësaj teme për të konstatuar një lloj alarmi tek konsumatorët, dyshime të theksuara të tyre rreth cilësisë së asaj që konsumojnë.

Por ndërkohë, ka edhe një fakt tjetër interesant dhe ai lidhet me evidentimin që bëjnë të huajt lidhur me cilësinë e ushqimit në Shqipëri. Të gjithë gazetarët, blogerat që kanë ardhur për të shkruar në vendin tonë, ushqimin e mirë e të lirë e përmendin si një prej avantazheve kryesore dhe një prej motiveve –midis shumë të tillëve-, pse duhet vizituar Shqipëria. Kemi të bëjmë me ndonjë kontradiktë? Jo, të dyja janë të vërteta. Pra, që edhe manovra në kurriz të konsumatorit në treg ka sa të duash, por  edhe produkte cilësore gjen sa  të duash në treg. Dhe ne një situatë të tillë, paqartësia, konfuzioni i konsumatorit është mëse i natyrshëm dhe i justifikuar. Të konsumosh plot dyshim mallrat e përdorimit të përditshëm është një torturë e vërtetë. Aq më tepër kur edhe media, në vend që të qartësojë situata të caktuara, në vend që të bëjë transparencën dhe hierarkinë mbi bazë cilësie në treg, në vend që të flasë me emra konkrete në rastet kur bën ndonjë punë hetimorë gazetareske, vetëm sa e shton konfuzionin e qytetarëve duke folur në tërësi e në përgjithësi për problemin. Megjithatë egziston një mënyrë se si të kompensohet mungesa e efikasitetit të strukturave në mbrojtje të konsumatorit. Egziston një mënyrë si të orientohesh në treg e të blesh mallra pa asnjë dyshim mbi cilësinë e tyre. Ajo është të preferosh produkte të kompanive që kanë vite që rrezatojnë  seriozitetin dhe vazhdimësine e tyre. Qofte keto kompani prodhuese e qofte importuese. Kompani të tilla serioze ka me dhjetra në Shqipëri. Ne cdo fushë, në cdo sektor. Ka në përpunimin e qumështit, në përpunimin e mishit, në përpunimin e drithërave, ka kompani serioze karburanti etj etj. Janë kompani të cilat kanë vite në treg dhe këtë egzistencë afatgjatë  e kanë bërë të mundur nëpërmjet punës plot përkushtim, pasion e seriozitet në fushën ku veprojnë. Janë kompani që suksesin afatgjatë të deritanishëm e kanë realizuar duke ofruar mallra e shërbime me cilësi. Janë kompani që suksesin në vazhdim e kanë projektuar sërish duke patur për kalë beteje, pikërisht cilësinë. Janë kompani ku janë bërë investime të mëdha miliona e miliona euro e për rrjedhojë, këto kompani  nuk kanë asnjë arsye të aplikojnë mënyra përfitimi të pandershme, në kurriz të qytetarit, pasi  edhe kostoja që do tju duhej të paguanin  do të ishte tepër e madhe. Perkundrazi, subjektet qe janë të vogla në treg, pa fuqi konkuruese të spikatur janë më të prirura për të aplikuar “lojë” të pandershme. Duke ushtruar profesionin kam patur raste të njihem nga afër me shumë prej këtyre kompanive serioze dhe ato janë vërtet kompani moderne e bashkëkohore. Nëse do ta shtrish dyshimin dhe tek to, atëhere ky nuk është një dyshim racional, por thjesht dyshim i dikujt që nuk dëshiron të besojë në asgjë dhe askund.

Është lehtësisht e kuptueshme që sukses afatgjatë është ai që realizohet mbi bazën e besimit të konsumatorit. Është ky i fundit ai që i vë “vulën” cilësisë së produkteve apo shërbimeve që nxjerrin në treg kompanitë nëpërmjet besimit apo mosbesimit, nëpërmjet përfilljes apo jo të tyre.  Kompanitë që kanë sukses afatgjatë në treg janë kompani me reputacion dhe gjeja me e cmuar që ata kanë është pikërisht ky, pra reputacioni. Atë nuk do të donin ta vinin në dyshim për asnjë cmim, për asnjë përfitim. Në të kundërt, nëse ky reputacion, i krijuar me punë, përkushtim e seriozitet, bie, atëhere ka filluar edhe rënia e kompanisë.

Pra kompanitë e mëdha prodhuese janë filtri i parë i cilësisë dhe të konsumosh produktet e tyre do të thotë të kesh larguar veten nga dyshimet që stimulohen përditë e më shumë

Por kujdesi përforcohet akoma më tepër, në rast se përzgjedh edhe vendin e furnizimit. Njësitë e tregtimit sot janë të tipit minimarkete, markete, supermarkete e hipermarkete, individe. Vendet e tregtimit jane gjithashtu te ndryshme. E tille eshte rruga, te tilla jane tregjet e licensuara.  Nëse ke mundësi të zgjedhësh që të furnizohesh nëpër supermarkete të mëdha, atëhere i je larguar shumë mundësisë që të “takohesh” me produkte të imituara, të fallsifikuara, produkte të spekuluara etj. Sepse edhe supermarketet janë një lloj i caktuar filtri. Askush prej tyre nuk është i ineteresuar të fuse në to produkte të tilla, të cilat do të mundësonin krizë besimi kundrejt tij e për rrjedhojë do ti cënin imazhin dhe vizitat e klientëve në to. Para disa vitesh doja të ndihmoja një biznesmen që kishte ngritur një fabrikë modern prodhimesh blegtorale për të tregtuar poduktet e tij në një supermarket të njohur. Pronari i rrjetit të supermarketeve kërkoi të shikonte me sytë e tij fabrikën dhe pasi e realizoi këtë, mori disa monstra të produkteve që pretendohej të futeshin në supermarketet e tij dhe iu bëri analizat përkatëse në laboratorë. Kjo tregon pra që pronarët e supermarketeve  janë “vigjëluesit” e tjerë kundrejt cilësisë së mallrave, duke ofruar në treg alternativa të besueshme. Problemi kryesor në Shqipëri është se shumë persona nuk e kanë mundësinë për vepruar sipas kësaj mënyre, për shkak të fuqisë së ulët blerëse, cka i detyron ata që në blerje të kenë tregues primar vetëm cmimin. Ndaj duket se ata janë edhe më të ekspozuarit dhe të penalizuarit nga mungesa e eficencës së institucioneve në mbrojtje të konsumatorit

Recent Posts

SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More
Kërcimi gjigand i Marin Gjonaj
Shpëtim Luku “Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku pērmenden disa kompani si Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj. Natyrisht, Info-Telekomi është ajo ...
October 23, 2023 Read More
Biznesmeni që nuk hap dot hotelin luksoz prej…
Shpëtim Luku Edhe pse ka ikur që i vogël nga vendlindja, sytë, mendja dhe zemra e tij i  mbeten gjithmonë atje. Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar larg saj,  ai ka qen...
October 17, 2023 Read More