Peugeot 508, makina më e bukur e vitit 2018 erdhi në Shqipëri

 

Modeli 508 është një rikrijim tërësor. Ekipi i dizajnit, gjatë krijimit të kësaj makine, përdori ekspertizën e tij për të ofruar estetikë dhe cilësi pa kompromis. Kujdes i është kushtuar cdo detaji, së bashku me siluetën dhe linjat e automjetit që janë bërë në përsosmëri.

Përmasat e balancuara, dyer pa korniza, janë projektuar me përpikmëri në mënyrë që cdo hollësi të shtojë prekjen e vetë elegancës dhe përsosmërisë. Me formën e saj dinamike, frontin agresiv dhe stilin muskuloz, modeli i ri Peugeot 508 zotëron tashmë një shpirt sportive dhe inovativ. Pjesa e brendshme, e pajisur me kroskotin e ri “i-cockpit” ofron një eksperiencë unike në mënyrën e të drejtuarit. Nga pozicioni i drejtimit, një panel prej 12.3 inch ofron cilësi maksimale në kontrollin e mjetit. E pajisur me ekran touch screen Full HD 10, bën të mundur ndërveprimin e drejtuesit me atë cfarë ky mjet mund ti ofrojë atij. Sediljet relaksuese dhe sistemi HI-FI Focal që ofron tinguj të pastër dhe të hollësishëm e shtojnë më tej kënaqësinë dhe rehatinë gjatë udhëtimit.

Peugeot e re  508 vjen me arredim premium, material cilësore, drita ambjentale LED, timon multifunksional, detaje të rikonceptuara për të shtuar ndjesitë e bukura gjatë udhëtimit. Me një gamë të gjerë të pajisjeve teknologjike, Peugeot 508 vjen e pajisur me gjeneratën më të fundit të ndihmës së drejtuesit që rrit sigurinë si dhe ndihmn gjatë manovrave, ditën dhe natën.

Ne Peugeot 508  gjenden sistemet e sigurisë së lartë si: Active City Brake, Monitorimi i këndit të vdekur, paketa Night Vision, sisteme kamerash 360 grade, sisteme intelegjente që sinjalizojnë drejtuesin e mjetit për daljen nga trajektorja e rrugës, system për dedektimin e këmbësorëve dhe pengesave në rrugë, shoqëruar kjo me frenimin e emergjencës, sistemin  njohjes së tabelave rrugore dhe të gjitha këto me qëllimin për ta kthyer drejtimin e mjetit në kënaqësi.

Gama e motorëve

 

Në gamën e motorëve, modeli 508 ofron asgjë më pak se gjeneratën e fundit të emetimit të gazrave, standartin superior Euro 6.2 dhe Euro 6.3. Në motorët benzinë Pure Tech, modeli vjen në kapacitetet  1.6 L me 180-225 kf. Ndërsa në motorët Blues HDi. Modeli vjen në kapacitetet 1.5 l me 130 kf dhe 2.0 l me 180 kf. Modeli 508 ofrohet me kambio manual dhe me kambio automatike me 8 raporte EAT8.

Modeli i ri Peugeot 508 është shpallur makina më e bukur e vitit  në vitin në 2018. E tillë u shpall  në Festivalin e 34 të Atumobilave, mbajtur në janar të këtij viti.