“Diamond”-it i shtohet një fabrikë madhështore makaronash

 

Shpëtim Luku

Fabrikës së prodhimit të miellit në Vorë të Tiranës i shtohet edhe një fabrikë makaronash. Kundrejt një investimi mbi 10 milionë euro, shumë kjo e konkretizuar në ndërtimin e fabrikës për prodhimin e grurit të fortë dhe asaj të makaronave, tashmë Diamond mund të thuhet pa frikë se është fabrika më e kompletuar e sektorit të përpunimit të drithërave.

Cdo investim i ri është një lajm i mirë për biznesin dhe ekonominë shqiptare. Mirëpo në rastin e ndërtimit të një fabrike të re, si kjo që ka ngritur “Diamond”, investimi është akoma edhe më i mirëpritur. Sepse kemi të bëjmë me një investim në fushën e prodhimit të një artikulli të konsumit të gjërë në mënyrë të përditshme, ndërkohë që deri më tani, makaronat, në shumicën më të madhe janë siguruar nga importi. Dhe në saj të teknologjisë ultramoderne e bashkëkohore, bëhet fjalë për një produkt shumë cilësor, i krahasueshem me produktin më të mirë analog italian. Investimi pra duket plotësisht i justifikuar e i studiuar, pasi raporti cilësi cmim do të jetë i tillë që do ti sigurojë avantazh konkurues në tregun shqiptar makaronave “Diamond”.  Kapaciteti i fabrikës është i atyre përmasave që ai mund të plotësojë nevojat e  të gjithë vendit. Mirëpo,  si cdo investim i ri që duhet realizuar me largpamësi dhe me aftësi konkuruese, përtej tregut të vogël shqiptar, edhe  fabrika e makaronave Diamond është parashikuar që të prodhojë edhe për eksport. Në këtë mënyrë pra, kemi të bëjmë me një subjekt, i cili do të sjellë ndryshime cilësore në treg, pas Shqipëria mund të kthehet nga një vend importues në pjesën dërrmuese të pastave, në një vend që arrin të eksportojë  brandin e saj.

Fabrika e makaronave është një tjetër zhvillim cilësor në biznesin e grupit Agroblend. I njohur prej publikut dhe kryesisht prej fermerëve si një kompani e hershme e tregtimit të inputeve bujqësore, Agroblend ka ardhur duke e rritur, diversifikuar dhe zhvilluar aktivitetin e saj. Para disa viteve, u ngrit fabrika e miellit Diamond, një fabrikë moderne, e cila u bë një protagonist i spikatur i tregut përkatës, kurse tani kjo fabrikë shton “gjymtyrë” duke iu bashkangjitur edhe ajo e prodhimit të makaronave të shkurtra e të gjata. Dhe përvec kësaj, duke qenë se makaronat kërkojnë një lloj gruri të vecantë, Diamond tashmë ka në përbërje të tij edhe fabrikën tjetër të prodhimit të grurit të fortë.

Prodhimi sapo ka nisur dhe është e sigurtë që ai do të mirëpritet në treg dukë shënuar kështu vijimin e historisë së suksesit të Diamond-it, edhe me një investim e produkt të ri.

SGS, rekord fitimi, ne prag mbarimi

 

 

Shpëtim Luku

 

Kompania koncensionare e kolaudimit te automjeteve SGS regjistron rekordin e fitimit ne historine saj 10 vjecare te aktivitetit te saj. Ne baze te te dhenave zyrtare, ajo ka arritur te siguroje nje fitim prej rreth 400 milione leke gjate vitit 2018, cka eshte edhe fitimi me i madh vjetor i arritur ndonjehere prej saj. I krahasuar me nje vit me pare, fitimi eshte rritur me afro 80 milione leke te reja, ose mbi 25 per qind ne terma relative. Eshte e lehtë të merren me mend faktorët që mund të kenë cuar në rritjen e fitimit, në kushtet kur tarifa e tij ka mbetur e pandryshuar ndër vite. Dy me kryesoret janë: rritja e numrit të automjeteve në qarkullim, të cilat duhet të paraqiteshin në sportelet e SGS për shërbim dhe së dyti, reduktimi i ndjeshëm i normave të amortizimit, përderisa bëhet fjalë për një kontratë që ndodhet në fundin e saj dhe investimet fillestare janë amortizuar plotësisht. Fitimi i kompanisë ka ndjekur një kurbë të tillë, ku ai ka qenë i ulët në vitet e para të aktivitetit, duke ardhur duke u rritur, për të kulmuar në vitin 2018. Kështu, koncensioni i kolaudimit të automjeteve  rezulton një histori suksesi personal për kompaninë, e cila ka likujduar plotësisht investimet e realizuara dhe ka siguruar fitimet përkatëse, mbase edhe përtej pritshmërive sipas plan biznesit. Kurse, gjykuar nga interesi i klientëve, nuk mund të konsiderohet plotësisht i tillë. Pasi, edhe pse shënoi përmirësim, në krahasim me kohën kur ky shërbim ofrohej nga shteti, serish difektet dhe problematikat, sidomos ato që lidheshin me radhet e gjata për të marrë shërbimin ishin prezente. Kompania u përpoq që ta zgjidhte këtë problem, nëpërmjet ofrimit të prenotimit online, por kjo vetëm në dy tre vitet e fundit të kontratës. Po kështu, kompania në bazë të kontratës ka patur për detyre që të realizojë në vitin e fundit të kontratës një riinvestim në masën 30 për qind të investimit fillestar, por edhe pse duhen vetëm 2-3 muaj që koncensioni të mbarojë zyrtarisht, ky investim nuk është realizuar.

Njërit prej koncensioneve të shumtë në ekonominë shqiptare i ka ardhur fundi. Interesant është të dihet mënyra se si do të ofrohet në të ardhmen shërbimi i kolaudimit të automjeteve. Që kompania të shpresojë në një ripërtëritje kontrate është normale nga ana e saj, por nuk është më e mira për qytetarët dhe shtetin. Ndaj, duhej të kishte filluar me kohë procesi i “dizajnimit” të formës si do të jetë ky shërbim pas disa muajsh e në vazhdim. Teorikisht mënyra më e mirë është ajo që siguron eleminimin e difekteve të vërejtura gjatë koncensionit të SGS, përmirësimin e shërbimit karshi qytetarëve, duke ulur kohën e marrjes së këtij shërbimi dhe po ashtu, edhe interesat e ofruesve të tij. I takon qeverisë që të bëjë përcaktimin përfundimtar, sipas shembujve pozitivë që janë me shumicë kudo. Edhe në rajon