Marin Gjonaj

Emri i kompanisë: INFO TELECOM, PRO-MARKETING
Xhiro e biznesit 2018: 210 milion EURO
Ndryshimi në % 18/17: +1 Fitimi: 3 milion euro
Numri i punonjësve: 1000

Viti 2018 ishte i mbushur me evenimente biznesi dhe me vendime të rëndësishme, të marra prej biznesmenit 34 vjecar, Marin Gjonaj. Vendimi i parë kishte të bënte me blerjen e paketës së aksioneve të ortakes së tij, Anisa Skëndo, në të treja kompanitë, Info Telecom, Digicom dhe Promarketing, kundrejt një cmimi prej disa miliona eurosh. Sigurisht që vendime të tilla nuk janë të lehta për tu marrë edhe nga biznesmenë me një eksperincë të gjatë, por për djaloshin e ri, kjo ishte një cështje e menduar gjërë e gjatë. Pasi, ecuria e shkelqyer INFO-TELECOM-it që nga momentet e krijimit të tij, rritja e vazhdueshme, përmirësimi i përformancës në të gjitha treguesit ishin të lidhur pikësëpari me vetë Marinin. Megjithatë, sërish kur ndërmerret një hap i tillë aq i rëndësishëm, kur blen aksionet dhe bëhesh 100 për qind pronar i kompanie kundrejt një investimi të rëndësishëm financiar, është shumë interesante të shikohet ecuria e kompanisë tashmë me këtë status. Pra, viti i parë, pas ndryshimit të strukturës së pronësisë është një vit testues, për të marrë sinjale positive apo negative, për tu ndjerë pozitivisht apo jo prej saktësisë apo mossaktësisë së vendimarrjes. Dhe Marin Gjonaj i ka të gjitha arsyet të ndjehet mëse i kënaqur, pasi me blerjen e aksioneve të ish-ortakes së tij, ai ka bërë një deal të shkëlqyer.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”