Artan Qesko

Emri i kompanisë: “Classic Group”
Xhiro e biznesit 2018: 24 milion EURO
Numri i punonjësve: 60
Vendndodhja: Tiranë

Shqipëria përfaqëson një treg të vogël të automjeteve të reja të shitura. Për rrjedhojë, përfaqëson edhe një treg aspak joshës e bujar për kompanitë egzistuese që operojnë në të apo për ndonjë kompani tjetër që synon të krijohet e të veprojë në këtë treg. Pavarësisht se egzistojnë rreth 15 kompani, e pavarësisht se janë të përfaqësuara pothuaj të gjitha markat, e vërteta është se gara për pjesën më të madhe të tregut zhvillohet cdo vit kryesisht mes 4-5 kompanive. Njëra prej tyre, ajo që konkuron fort në këtë treg është “Classic Group”. Madje nuk teprohet aspak po të thuhet se gjatë vitit 2018 ai ka fituar edhe skeptrin e atij që ka performuar më mirë në sektorin e shitjes së automjeteve të reja, të servisit e të shitjes së aksesorëve. Cfarë e vërteton këtë? Pse ky konkluzion është i përligjur? Gjatë vitit të shkuar janë 3 kompani që kanë patur një volum aktiviteti pak më të madh se sa një nga “gjymtyrët” e Classic Group, që është “Hyundai Auto Albania”. Kjo e fundit regjistroi një aktivitet prej rreth 2.2 miliardë lekëve.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”