Arben Ndreka

Xhiro e biznesit 2018: 10.5 milionë euro
Ndryshimi në % 18/17: +35
Numri i punonjësve: 241
Vendndodhja: Lushnje

Prej disa vitesh, në kuadër të Botimit tonë tradicional tashmë, “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët”, ne kemi përzgjedhur si të tillë në sektorin e përpunimit të qumështit kompaninë “LUFRA”. Edhe përgjatë vitit 2018, sërish “LUFRA” është më e mira e tregut, në krahasim me simotrat e saj. Dhe ky është një konkluzion i thjeshtë për tu nxjerre, pasi atë na e lejon metodika e vlerësimit e përdorur prej nesh. Kështu, gjatë vitit 2018, Lufra shënoi një aktivitet në madhësinë e 1.3 miliardë lekëve ose afro 10.5 milionë euro. Askush nga subjektet e këtij sektori nuk ka këtë madhësi biznesi, e cila në vetëvete tregon më shumë qumësht i tërhequr nga fermerët, më shumë qumësht i përpunuar, më shumë nënprodukte të tij të prodhuara. Pra, për pasojë, më shumë prani në treg, më shumë aleancë me konsumatorin, më shumë pjesë nga tregu përkatës. Nëpërmjet treguesit të madhësisë së biznesit, kompania “LUFRA” ia del të futet në gjirin e kompanive më të mëdha shqiptare, ndonëse, në vendin e 220 të tyre.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”