Asllan Baraj

Emri i kompanisë: KID ALB
Xhiro e biznesit 2018: 6 milionë euro
Numri i punonjësve: 100
Vendndodhja: Maminas, Durrës

Në sektorin e prodhimeve të qeramikës janë disa kompani të vendosura në Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier, Korcë etj. Dhe sigurisht që është interesante të dihet se cila prej tyre ka patur performancën më të mirë. Që sqaron në fund të fundit edhe se prodhimet e kujt janë më të përfillura prej konsumatorit. Ka disa vite që kompania KID ALB, e cila ndodhet në Maminas, paraqitet si kompania që ka performuar më mirë, si kompania që e ka fituar garën me konkurentet e saj. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vitin 2018. Gjatë vitit të shkuar kjo kompani regjistroi një aktivitet në kufijtë e afro 800 milionë lekëve. Shumë më mirë se sa cdo kompani tjetër e këtij sektori. Është një volum aktiviteti dhe shitjesh thuajse sa mesatarja e viteve të fundit, por sërish është mirë kur kujton vështirësitë me të cilat haset kjo industri, si rrjedhojë e tkurrjes së sektorit të ndërtimit. Fati I KID ALB-it është largpamësia e drejtuesit dhe pronarit të saj, aftësia menaxheriale e tij. Sepse që në momentet kur u krijua, KID ALB u projektua e tillë që nëpërmjet tekbologjisë së lartë, nëpërmjet menaxhimit të kostove dhe cilësisë së produktit, të arrihej që të konkurohej jo vetëm me kompanitë simotra që ishin ekzistuese në treg, por edhe në tregjet rajonalë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”