Etleva Laro

Emri i kompanisë: ProDyn
Xhiro e biznesit 2018: EFA Solution dhe Prodyn Albania – 13 milion EURO
Numri i punonjësve: 800
Vendndodhja: Tiranë

Etleva Laron e kam takuar për herë të parë diku nga viti 2008 apo 2009, në kuadrin e përgatitjes së një shkrimi rreth grave të angazhuara në biznes. Atëhere ajo ishte administrator e kompanisë Hyundai Auto Albania dhe për një vajze të re, administrimi dhe menaxhimi i një kompanie të tregtimit të automjeteve të reja apo servisimit të tyre, sigurisht që ishte padyshim një histori e bukur. Më pas, ajo kaloi nëpër disa punë te tjera të nivelit të lartë të menaxhimit nëpër kompani të mirënjohura si Coca Cola, Procter&Gamble për pjesën e marketingut të cigareve të markës LM, në kompaninë slovene të shërbimit të internetit Primo Comunications etj. Ndërkohë Cv-ja profesionale e saj është e pasuruara edhe me disa poste të larta në disa kompani kosovare. Sigurisht, kur një vajzë të re, e mirë arsimuar, pajiset edhe me kaq eksperienca menaxhimi, atëhere është cështje kohe që ajo të bëjë kapërcimin cilësor, duke u kthyer nga një administratore apo menaxhere që punon për të tjerët, në një sipërmarrëse që punon për veten e saj.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”