Emri i komanisë: Pelikan shpk
Xhiro e biznesit 2018: 10 milionë euro
Numri i punonjësve: 130
Vendndodhja: Durrës
Shoqëria Pelikan shpk është krijuar me 22 Mars 1995 nga Feruz Mataj, me aktivitet Shërbime Logjistike; Spedicion, Agjensi Detare, Transport kombëtar dhe ndërkombetar me mjetet e veta për të tretë, magazinazh, asistencë doganore etj. Që prej asaj kohe shoqëria ka patur synim kryesor mbylljen e cikleve të plota logjistike me cilësinë maksimale të mundshme për veprimtari të ndryshme importi dhe eksporti për llogari të klienteve te saj. Aktiviteti i shoqërisë është rritur dhe zhvilluar në vite. Si rrjedhojë shoqëria gjithmonë e më shumë i është përshtatur tregut duke ofruar cilësi në shërbime, shtuar flotën e mjeteve të transportit dhe mjeteve të rënda përpunuese, duke rritur cilësine e personelit e së fundmi ambjentet për magazinazh.
Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”