Ilir Linza

Xhiro e biznesit 2018: 9 milionë euro (vetem FPM)
Ndryshimi në % 18/17: +5
Numri i punonjësve: 159
Vendndodhja: Tiranë

FPM Tutto Mobil është një realitet i vecantë në biznesin shqiptar. Ndërsa aktorët e tjerë të biznesit i kanë shpenzuar energjitë e tyre konkuruese në përpjekje për të marrë një pjesë sa më të madhe të tregut të brendshëm, FPM ka ndjekur rrugën e kundërt. Ajo, që nga casti i krijimit të saj e deri më sot ka qenë dhe vazhdon të bëjë “luftën” e saj, betejat e përvitshme të saj vetëm në tregjet ndërkombëtare. Sepse e tillë është “gatuar” si kompani. E tillë është menaxhuar ndër vite. Të jetë e aftë që me cilësinë e produkteve të saj të cajë në tregjet e huaja. Vendet ku eksporton kjo kompani janë me dhjetra. Sigurisht, edhe kjo kompani has në konkurencë të fortë, por fakti që kjo konkurencë bëhet me më të mirët e kësaj fushe në rang rajonal dhe botëror do të thotë se kompania FPM ka standarte të tilla që as mund të krahasohen me simotrat e saj në Shqipëri. Fakti që produktet e saj shkojnë në vende të ndryshme të botës do të thotë se FPM ka fuqi konkuruese të lartë, ka atë fuqi konkuruese që rekomandohet teorikisht ta kenë edhe kompani të tjera në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”