arapi

Neta Arapi

Emri i kompanisë: Elian-Export
Xhiro e biznesit 2018: 5 milionë euro
Numri i punonjësve: 50
Vendndodhja: Lushnje

Tek një kryqëzim në Lushnje, atje ku ndahen rrugët për në Fier e Berat, ndodhet një ndërtesë, në pamje te parë, mjaft e zakonshme. Nga ato ndërtesa që ka me qindra në Shqipëri. Por brenda saj zhvillohet një aktivitet i jashtëzakonshëm. Ndërtesa, pa ndonjë vlerë të madhe si aset është dhënë me qera nga pronari i saj. Kurse ata që e kanë marrë me qera kanë ndërtuar në të një aktivitet me vlera shumë të mëdha për vete, për mjaft fermerë të zonës e pse jo, edhe për bujqësinë në tërësi të zonës së Myzeqesë. Bëhet fjalë për kompaninë Elian-Export, një kompani e themeluar rreth 20 vite më parë, nga një grua e thjeshtë me origjinë nga Kucova, por e martuar dhe e vendosur prej kohësh në Lushnje, Neta Arapi. Një kompani e specializuar për eksportin e perimeve dhe frutave, kur vetëm gjatë vitit 2018 realizoi një eksport në nivelin e 5-6 milionë eurove në vende të tilla si Cekia, Kosova, Kroacia, Sllovenia, Lituania etj. Vlera e eksportit të realizuar në një vit mund të mos jetë aq impresionuese sa të të detyrojë të reagosh uauuuu, por ama puna që bëhet për një rezultat të tillë është aq e madhe dhe e admirueshme.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”