Proletar Hasani

Xhiro e biznesit 2018: 13 milionë euro
Ndryshimi në % 18/17: +23
Numri i punonjësve: 40
Vendndodhja: Durrës

Për këdo që i futet rrugës së biznesit, e rëndësishme është që të jetë i qartë për atë që do të bëjë e atë që di të bëjë. Plotësimi i këtyre dy “kushteve” është nga garanci për sukses të sigurtë. Grupi prodhues i metaleve, i përfaqësuar nga Pap Metal dhe Albsteel, ka krijuar një sukses sistematik përgjatë 20 viteve, që kur filloi aktiviteti i saj. Dhe duke qenë industri përpunuese dhe prodhuese, duke qenë aktivitet i komplikuar e i vështirë nga pikëpamja profesionale, vetë fillimi i këtij lloj biznesi ngjall habi. E njëkohësisht edhe admirim për sipërmarrësin, Proletar Hasani. Gjatë eksperiencës së tij të emigrimit në Greqi, shumë vite më parë, ai ra në kontakt me këtë lloj industrie, formoi bagazhin e duhur për mënyrën si funksiononte ky biznes, krijoi besimin në vetëvete, por edhe dëshirën për ta zhvilluar një të tillë në Shqipëri. Fakti që për 20 vite, kompanitë e drejtuara prej tij, kryesisht PapMetal, e tash dy vite edhe Albsteel, janë liderë të tregut përkatës tregon se ai ka bërë zgjedhjen e duhur. Fakti, që kompleksi prodhues i metaleve në Xhafzotaj, është një nga më të mëdhenjtë në Ballkan, vërteton saktësinë e vendimit të Proletar Hasanit për tu marrë me këtë lloj aktiviteti.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”