Mahindra KUV 100, kombinim i dobisë së një SUV-i me madhesine e nje veture qyteti!

 

Shpetim Luku

Ndërsa Papa Francesku zhvillonte vizitën e tij para pak kohësh në Afrikë, automjeti i cili e transportonte atë dhe shoqëruesin e tij të besuar nëpër vende të ndryshme, të shoqëruar nga një shpurë automjetesh luksoze të sigurisë së lartë, ishte një Mahindra KUV 100,.

Nuk ishte përzgjedhur rastësisht ky automjet. I lancuar së fundmi në treg nga kompania e mirënjohur indiane Mahindra&Mahindra. KUV 100 përfaqëson një automjet fleksibël, të sigurt dhe shumë të përshtatshëm për udhëtim nëpër qytete e terrene të ndryshme.

Pas XUV 500, tani Mahindra & Mahindra nxjerr në treg një tjetër automjet me pamje e karakateristika tëresisht europiane,  tashme i mirepritur ne Europe nga konsumatori i vetëdijshëm mbi raportet e shkelqyera kualitet – vlerë te kesaj makine.

KUV 100 pikësëpari është produkt i një kompanie të njohur në industrinë automotive, sikurse është Mahindra& Mahindra, me një përvojë rreth 75 vjecare në këtë industri, me një një turnover mbi 15 miliardë dollarë gjatë vitit 2019, e siguruar kjo vetëm nga shitja e automjeteve, dhe me afro 1 miliardë dollarë fitim bruto. Por ajo që duhet theksuar dhe evidentuar është fakti së Mahindra Group ka interesa dhe aktivitet shumë më të gjërë se sa industria automotive, ndaj shifrat e mësipërme rreth turnoverit dhe fitimit përfaqësojnë vetëm një pjesë të madhësisë së aktivitetit të saj.

Së dyti, dizajni i makinave të saj është shumë europian dhe kjo ska si të ishte ndryshe, përderisa pjesë e Grupit Mahindra është edhe studio e famshme e dizajnit, PininFarina, cka ka përmirësuar ndjeshëm anën estetike dhe funksionale të automjeteve të prodhuara nga kompania tashmë pronare e saj.

Për qytetarët shqiptarë, të cilët dëshirojnë një makinë të përshtatshme për lëvizje nëpër qytete apo ndërmjet qyteteve, Mahindra KUV 100 është një alternativë e shkelqyer  për tu marrë në konsideratë. Ajo është tani prezent edhe në tregun shqiptar, në sajë të bashkëpunimit që kompania me përvojë 25 vjecare në tregtimin e automjeteve të reja, Artinel 95, ka vendosur me Mahindra-n që prej vitit 2008.

Po cfarë është KUV 100? Mahindra e quan një SUV kompakt dhe në të vërtetë ashtu duket që në vështrimin e parë. Është një makinë e lartë 1560 mm, më e lartë dhe më e gjatë se sa konkurentet e saj kryesore. Pra, përmasat e mëdha, shoqëruar  me linja të theksuara në harqet e rrotave ,  i japin Mahindra KUV 100 një pamje që  bie lehtësisht në sy dhe që smund të mos terheqi vemendjen  kur ajo është e pranishme në rrugë. Kur të vijnë ndër mend markat e tjera të segmentit ku konkuron Mahindra KUV 100, kupton se aftësia e konkurueshmërisë së kësaj makine do të jetë e madhe. Askush me mirë së sa CEO i kësaj kompanie, Anand Mahindra nuk do ta karakterizonte KUV 100. “Mahindra KUV 100 është një makinë që kombinon dobinë e një SUV me përmasat e një hatchback – u shpreh ai ditën e lancimit të  saj.

Tek motori i KUV 100, Mahindra ka hyrë në një lojë të re, dhe është hera e parë që ajo prodhon një motor benzine.

Motori i tipit Mfalcon 1.2 litra benzinë, me tre cilindra, bazohet tek motori 1.6 litra i Ssang Yong Tivoli, – gjithashtu pjesë e Mahindra Goup,  i aftë të prodhojë 82 kf. në  5500 Xhiro.

Ky lloj motori, është jo vetëm dinamik por mbi të gjitha shumë ekonomik, cfarë është dhe më e rëndësishmja në këtë kategori automjetesh. Për të gjithë ata që duan të jenë akoma më të kursyer në lëvizjet e tyre, prodhuesi mundëson paisjen e mjetit me impiant gazi LPG.

ABS është  standart bazë, së bashku me dy airbag për sigurinë e drejtuesit të automjetit dhe bashkëudhëtarit të tij. Prototipi i KUV 100 që ne testuam ishte me kambio manuale, me 5 shpejtësi, ku përshtypje të vecantë positive mes të tjerash na bëri pozicioni i vendosjes së levës së marshit, cka e bënte atë lehtësisht funksional.

Mahindra Kuv 100 mund të ofrohet në shtatë ngjyra, përkatësisht Portokalli Fiery, Red Flamboyant, Dazzling Silver, Aquamarine, Pearl White, Designer Grey dhe Midnight Black.

Edhe sa i takon cmimit me të cilën ofrohet kjo makinë në tregun shqiptar, Kuv 100 përbën një alternative shumë të leverdisshme. Të marrësh një makinë me karakteristikat, pamjen dhe dobinë e një SUV-I,  me cmimin e një City Car, është vërtetë një mundësi që nuk duhet anashkaluar kurrsesi.