Sotirios Boulios- Alumil Albania, binomi i një suksesi 25 vjecar

Shpetim Luku

Përgjatë 17 viteve që jemi marrë me studimin e biznesit shqiptar në kuadër të përgatitjes së Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët” kemi hasur në histori të shumta suksesi në biznes. Jemi “takuar” me raste të panumurta interesantë, me realitete impresionuese prej ku buron një admirim e frymëzim i natyrshëm për atë cfarë kanë arritur të bëjnë individë të ndryshëm. Dhe po qe se do të na duhej të evidentonim një individ të tillë, i cili ia ka dalë mbanë të krijojë një biznes solid në Shqipëri, një kompani model, një kompani, e cila ka kaluar në faza e etapa të ndryshme, për të arritur në nivelin e standartin e lartë aktual, mendja na shkon me lehtësinë më të madhe tek ish-drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Alumil Albania, e tashmë President i saj, Sotirios Boulios.  Që “Alumil Albania” është një kompani shumë e suksesshme në biznesin shqiptar, ky është një fakt që ska nevojë për diskutim. Xhiroja ndër vite e “salduar” në kufijtë e 25-30 milionë eurove, fitimi i realizuar cdo vit, prania e fortë në eksport si dhe përgjegjësia e fortë sociale e dëshmuar ndër vite e konfirmojnë këtë konkluzion. Që nga momenti i krjimit e deri më tani kompania e udhëhequr nga Sotir Bulo, ka qene lidere e padiskutueshmë e sektorit ku operon. Dhe nuk bëhet fjalë për një sektor që nuk ka konkurencë. Përkundrazi. Janë të shumta edhe kompanitë që kanë një natyre të ngjashme aktiviteti me “Alumil Albania”, por cështja e lidërshipit të sektorit nuk ka qenë asnjëherë cështje e diskutueshme, madje diferenca ka ardhur duke u thelluar. Po cili është rrugëtimi i suksesit të binomit Sotirios Boulios-Alumil Albania. Gjithcka fillon në vitin e largët tashmë, 1995. Ishte koha kur Shqipëria kishte vetëm pak kohë që kishte braktisur sistemin e mëparshëm që bazohej në ekonominë e centralizuar dhe izolimin e vendit, për ti hyrë demokracisë dhe sistemit të bazuar në inisiativën e lirë ekonomike. Pa i mbushur akoma të 30-at, i diplomuar në biznes dhe me një përvojë jo shumë të madhe ne kwtw fushw për shkak të kësaj moshe të re, por i pajisur me të gjitha cilësitë që kërkohen për të mbruajtur sukses, Sotirios Boulios e la vendlindjen dhe vendbanimin e tij, Greqinë, për tu zhvendosur në Shqipëri. Pra, ndersa shqiptaret braktisnin ne menyre massive vendin, duke iu drejtuar Greqise, ai ndiqte itenerarin e kundert: nga Greqia vinte per te punuar e jetuar ne Shqiperi. Ishte një nga ato vendimet shumë të rëndësishme që merr njeriu në jetë, por që i merr në kohën e duhur dhe në drejtimin e duhur. Shqipëria ishte në në fazën e parë të “dizajnimit” në biznesit, në etapat fillestare të strukturimit të tij, ndaj dhe ardhja në vitin 1995 ishte në vendim që e vuri Sotir Bulon në situate komode për tu pozicionuar në biznesin shqiptar. Nuk erdhi pa ide dhe qartësinë e duhur. Nuk erdhi në Shqipëri për të vepruar sipas parimit “ duke parë e duke bërë”. Por erdhi me ide të qarta. Meqënëse Shqipëria ishte një vend i porsadalë nga prapambetja dhe i sapofutur në rrugën e zhvillimit, me godina të vjetra, me probleme strehimi për një masë të madhe të popullsisë, me nevoja modernizimi në infrastrukturë, Sotirios Boulios e kishte vendosur për tu marrë me biznesin e tregtimin të produkteve të duralumineve. Krijoi kompaninë AluShqip, me magazine në rrugën “Siri Kodra” dhe kompania po ecte mirë. Pas pak viteve në këtë lloj aktiviteti,u krijua kompania “Alumil Albania”, e cila e përthithi kompaninë Alushqip duke vazhduar në këtë mënyrë edhe disa vite të tjera. Aktiviteti vazhdonte me ritme të kënaqshme, mirëpo që të krijosh perspektivë afatgjatë për kompaninë duhet të jesh i aftë të dallosh kohën, kur është e nevojshme të bëhen modifikimet e duhura të biznesit. Nëpërmjet suksesit të deriatëhershëm, Sotirios Boulios gjykoi se kishte ardhur koha për ti dhënë një fizionomi të re kompanisë, kishte ardhur koha për ta shndërruar atë nga një kompani tregtuese e produkteve të gatshme, të siguruara nga importi, në një kompani që i prodhonte këto  në Shqipëri. Kjo do të ishte edhe më e leverdisshme, por ndërkohë do ta bënte edhe më konkuruese kompaninë.  Nëpërmjet investimit dhe bashkëpunimit me kompaninë e Alumilit në Greqi, në vitin 2003 filloi puna për ngritjen e një fabrike moderne prodhuese, e cila në vitin 2005, fabrika e “Alumil Albania” filloi prodhimin. Që nga viti i parë i fillimit të punës së kësaj fabrike, e deri më sot, fabrika e drejtuar nga Sotir Bulo ka arritur të koleksionojë suksese të njëpanjëshme, suksese këto që vecse kanë konfirmuar saktësinë e vendimit të marrë për ngritjen e saj. Ndërtimi i fabrikës i dha “Alumil Albania”-s fizionominë e një kompanie rajonale. Ky dimension i fabrikës nuk do të spikaste shumë në fillimet e aktivitetit të saj, kur sektori i ndërtimit në Shqipëri ishte në kulmin e tij dhe aktiviteti i “Alumil Albania”-s ishte në funksion të këtij sektori. Mirëpo do të vinin edhe kohë të vështira për sektorin e ndërtimit, ku “humori” i tij do të luhatej. Do të vinin edhe ditë ku sektori i ndërtimit do të shfaqej i saturuar dhe lejet e ndërtimit do të jepeshin me pikatore në emer të kontrollit mbi territorin. Kjo do të thotë që edhe  kompanitë që ishin në funksion të këtij sektori do të përjetonin vështirësi. Pikërisht, në momente të tilla do të verifikohej edhe vizioni për të ndërtuar fabrikën në Shqipëri, me synimin që ajo të ishte e gatshme të prodhonte edhe për tregje si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia etj. Fakti është se kompanie e drejtuar nga Sotirios Boulios 30-40 për qind të volumit të saj e realizon nëpërmjet aktivitetit të eksportit. Dhe ndryshe nga shumë kompani të tjera shqiptare, të cilat eksportin e kanë vetëm në vendet e rajonit, “Alumil Albania” eksporton edhe në Itali, Greqi, Amerikë etj.

Cili është celësi i suksesit?

Gjithmonë, kur bëhet fjalë për një histori sistematike suksesi, pyetja e duhur dhe e natyrshmë që bëhet në raste të tilla është ajo që ka lidhje me interesimin për të gjetur celësin e suksesit. Një pyetje e tillë nuk ka si të shmanget edhe për Sotir Bulon dhe Alumil Albania-n. Si shpjegohet pra që vit pas viti, që nga momenti i krijimit e deri më sot, binomi Sotirios Boulios-Alumil Albania kanë njohur suksese të vazhdueshmë. Gjithcka përmblidhet në një sërë veprimesh, vendimesh e manovrash që janë marrë e realizuar atëhere kur duhet. Që kur u ndërtua fabrika e re prodhuese në Shqipëri ajo u bë si një punë e mbaruar “njëherë e mirë”. Pra një fabrikë e pajisur me teknologjinë bashkëkohore, e aftë për të prodhuar produktet me cilësnë më të mirë të mundshme, me një staf të përgatitur e të trajtuar në një mënyrë të tillë sa që Alumil Albania u kthye në një vend punë i preferuar dhe i privilegjuar. Mjafton të nënvizohet fakti se shumica dërrmuese e punonjësve janë që nga fillimi i punës së fabrikës. Në përballje me konkurencën, si nevojë për të fituar betejat me kompanitë e tjera konkuruese të sektorit, si dhe nëpërmjet investimeve të reja të kryera në vazhdimësi, Sotirios Boulios i ka rritur kompanisë aftësinë për të zgjeruar gamën e produkteve dhe të shërbimeve që ofron ajo, ka rritur cilësinë e punës së stafit nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme të tyre, nëpërmjet certifikimit të veprimtarisë së kompanisë etj etj. Një veprim i zgjuar ishte gjithashtu edhe hapja e një magazine të madhe në Kosovë, fillimi i veprimtarisë atje edhe të kompanisë “Alumil Kosova” cka zgjeroi tregun.

Suksese të arritura mes një sërë vështirësish dhe problematikash

 

Por a ka qenë gjithcka fushë me lule për Sotir Bulon dhe kompaninë që ai ka udhëhequr prej kaq vitesh në Shqipëri? Sigurisht që jo. Si kompani që ka funksionuar në një treg me shumë konkurentë, ajo është ndeshur me një sërë vështirësish e problematikash. Kanë kaluar tashmë shumë vite, nga ai i tmerrshmi viti 1997, kur Shqipëria u përfshi nga kaosi. Por Sotir Bulo e mban mend mirë atë kohë, kur i duhet të rrinte së bashku me punonjësit e tij në ruajtje dhe mbrojtje të magazinës së mbushur me produkte të gatshme, duke i shpëtuar nga bastisjet dhe vjedhjet. Shumëkush do të ishte dekurajuar, do të ishte përfshirë nga paniku e ndoshta do ta braktiste përgjithmonë Shqipërinë, por Sotir Bulo jo vetëm që nuk e ndërmori këtë hap, por përkundrazi, ndejti, vazhdoi të punojë dhe i avancoi projektet e tij, duke u bërë iniciator dhe promotor i ngritjes së fabrikës së re në vitin 2005. Duke qenë një fabrikë model, me produkte shumë  cilësore, “Alumil Albania” ka vuajtur mbi “kurrizin” e saj edhe pasojat e një konkurence të padershme, që konkretizohej në trajtën e imitimit të markës së produkteve, nga subjekte që merren me duralumine, duke i servirur në treg si produkte të prodhuara nën “petkun e Alumilit” Konfuzioni i krijuar tek konsumatorët ka qenë i madh, e po kështu edhe ndikimi i tyre në aktivitetin tërësor të kompanisë së mirënjohur. Sigurisht që ankesat nëpër institucionet shtetërore kanë qenë të shumta, por duke ditur mënyrën si operon shteti shqiptar në raste të tilla, për kompaninë këto kanë qenë kosto suplementare. Po kështu edhe konkurenca klasike e pandershme, kur shumë subjekte kanë funksionuar në këtë sektor, duke iu shmangur detyrimeve fiskale, cka iu ka dhënë mundësi të operojnë me cmime, duke dëmtuar kështu tregun potencial të “Alumil Albania”-s.

Megjithatë, pavarësisht këtyre vështirësive, pavarësisht se Sotirios Boulios i ngjan një kapiteni anijeje që e ka drejtuar atë në një det të trazuar nga dallget, sërish “Alumil Albania” paraqitet si një kompani tepër e konsoliduar e me perspektivë të qartë. Për të qenë e tillë, është ndërtuar, për të qenë e tillë është menaxhuari