Biznesmeni financier jep nje zgjidhje interesante per Teatrin e ri

 

Shpetim Luku

Postimet e kryeministrit Edi Rama pas shembjes se Teatrit te vjetër Kombëtar u përmbytën nga komentet e qytetarëve. Të cilët, sic ndodh zakonisht në të shumtën e rasteve, ishin pro dhe kundër veprimit. Pro dhe kundër shembjes së tij. Mes morisë së këtyre komenteve ishte edhe ai i një biznesmeni të njohur, i një biznesmeni që ushtron aktivitetin në sektorin e shërbimeve financiare nëpërmjet një Institucioni financiar që quhet AK-Invest, e që objekt të veprimtarisë së tij ka edhe Moneygram-en për realizimin transfertave financiare. Drejtori i këtij i këtij institucioni financiar nuk merrej me diskutimin tashmë të mbyllur e që i përket të kaluarës, a duhej shembur apo jo Teatri. Por si një biznesmen racional, me sens qytetar, ai nëpërmjet komentit të tij, përpiqej të përqëndronte energjitë e debatit të rrugëzgjidhjet për ta patur sa më shpejt Teatrin e Ri. “Si një biznes modest, ofroj 100 mijë euro donacion për ndërtimin e teatrit të ri me shpresën dhe bindjen që këtë rrugë e ndjekin dhe biznese të tjera”-shkruan përafërsisht Adili në komentin e tij, adresuar Kryeministrit Rama.

I kontaktuar për të zhvilluar më tej idenë e tij, drejtori i AK-Invest-it thotë se ai është i bindur që bizneset kryesore të vendit e knë për krenari të investojnë e të përballojnë ndërtimin e një vepre të tillë sic është teatri i ri. “Janë mbi 800 biznese VIP, për të realizuar një investim të tillë të vecantë që shkon diku tek 30 milionë eurot është e qartë se sa mund ti takojë cdo biznesi”-përllogarit Adili. Dhe kjo ide për ndërtimin e tij nuk është se i ka lindur kohët e fundit. Edhe më parë, kur nisi ky debat, si rrjedhojë e shpalljes se objektivit për ta ndërtuar atë në kushtet e një partneriteti public-privat, në kuadër të marrëveshjes me kompaninë Fusha, sërish Ilir Adili hodhi këtë ide që vazhdon të mbrojë edhe sot. Që fare mire ai mund të përballohet me donacione nga bizneset shqiptare, të cilat  do të përfitonin emocionet e kontributit për një vepër të denjë të kulturës kombëtare. Sepse debati per Teatrin ka qene i forte ne fillimet e tij, per faktin se kundershtaret e prishjes se tij shikonin tek veprimi, jo dëshirën e Qeverisë për ti dhënë komuniteti të aktorëve dhe spektatorëve një ndërtesë të re dinjitoze por një aferë korruptive. Në këtë kuptim, propozimi i Ilir Adilit ishte i vlefshëm atëhere-dhe rrjedha e ngjarjeve i dha të drejtë-por edhe sot kur e vazhdon preokupimin e tij qytetar që Tirana ta ketë sa më parë Teatrin e saj.

Shembuj te kësaj mënyre sjelljeje të biznesit karshi kulturës kombëtare ka sa të duash edhe në praktikën e vendeve të tjera. Kur në Francë, para pak viteve, u shkrumbua nga zjarri një pasuri e kulturës botërore, sikurse ishte Notre Dame, biznesmenët vendas nxituan të deklarojnë donacione për rindërtimin e saj, njësoj sikurse kishte qenë më parë. Sepse një veprim i tillë është krenari dhe për biznesmenë të përgjegjshëm, që mendojnë përtej interesave të ngushta, përtej “oborrit” të vet, është edhe detyrë. Këtë dimension shpalos Drejtori i Përgjithshëm i AK-Invest, Ilir Adili dhe këtë dimension, ai është i bindur që e kanë edhe biznese të tjera.