Kompania Alb-Sale-Vlora

Emri i kompanisë: ALB-SALE-Vlora
Xhiro e biznesit 2019: 3 milionë EURO
Numri i punonjësve: 105
Vendndodhja: Vlorë

Vlora është një qytet i rëndësishëm i Shqipërisë, por ajo, si dhe shumë qytete të tjera të të Shqipërisë kanë fatin e keq që janë të varfëra sa i takon bizneseve të rëndësishme e të krahasueshëm në rang kombëtar. Shumica e bizneseve kanë përmasa lokale dhe rajonale. Por gjatë vitit 2019, një kompani vlonjate arriti të regjistrojë një performancë të mirë, cka i dha asaj “kredencialet” e duhura për tu përfshirë në bizneset më të mirë në Shqipëri. Është fjala për kompaninë ALB-SALE-Vlora. E themeluar në vitin 2009, si një kompani e re që fitoi të drejtën e koncensionit të kripës, ALB-SALE-Vlora i ofron tregut shqiptar kripë deti e përpunuar ushqimore, kripë deti industriale si dhe kripë deti gjysëm të përpunuar, prodhuar me standartin më të lartë në të gjithë rajonin. Por sikurse është e kuptueshme, për vetë produktin që tregton, kjo kompani nuk ka se si të ketë përmasa impresionuese në aspektin sasior të numrave që tregojnë volumin e aktivitetit të saj në vlerë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Julian Berxulli

Emri i kompanisë: AMBRA
Xhiro e biznesit 2019: 4 milion EURO
Numri i punonjësve: 450
Vendndodhja: Durrës

Edhe pse ka një histori tashmë 30 vjecare, në krye të biznesit shqiptar vazhdojnë të qëndrojnë thuajse të gjithë themeluesit e kompanive të ndryshme. Edhe pse kanë mbi supe shumë vite eksperiencë në menaxhim, shumë pak prej pronarëve të kompanive shqiptare kanë punuar për të sqaruar dilemën: do lenë trashëgimi pasurinë apo aktivitetin. Sepse sfida e vërtetë është sigurimi i vazhdimësisë së kompanisë nëpërmjet transferimit të menaxhimit të saj, atëhere kur kjo është e pamundur të realizohet për arsye objective nga drejtuesit e deritaishëm të saj. Shembuj ilustrues që tregojnë se sa vlerë ka fakti të mendohet për këtë process egzistojnë. Ndonëse jo me shumicë. Një shembull i tillë brilant gjendet në rastin e kompanisë AMBRA. Krijuesi i saj, Xhemal Bërxulli u bë disa vite që është ndarë nga jeta. Por, përvec boshllëkut që ka krijuar tek të afërmit dhe dashamirësit e tij të shumtë mungesa e tij fizike, cdo gjë tjetër shkon më së miri. Sepse në krye të AMBRA është djali i tij Juliani.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Ilir Adili

Emri i kompanisë: AK-Invest
Xhiro e biznesit 2019: 4 milion EURO
Numri i punonjësve: 30
Vendndodhja: Tiranë

Institucioni financiar AK-Invest punon për kah përftimit të besimit të merituar në treg. AK-Invest nëpërmjet zyrave të tij si dhe nëpërmjet rrjetit të 300 agjentëve në mbarë vendin, rrit pranishmërinë me shtim dhe kombinim eficient të produkteve financiare në treg.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Arif Daçi

Emri i kompanisë: “AGROHERBAL”
Xhiro e biznesit 2019: 5 milionë euro
Numri i punonjësve: 42
Vendndodhja: Mamurras

Kur filloi ndryshimi i sistemit ekonomik, këtu e 30 vite më parë, shumë njerëz, krahas euforisë që sjell liria, u përfshinë nga shqetësimi dhe ankthi i një mënyre të re jetese dhe pune. Prej kësaj dukurie nuk mund të bënte përjashtim as Arif Daçi. I diplomuar në Fakultetin e Agronomisë dhe me disa vite të shpenzuara si agronom në ndërmarrjen bujqësore në Mamurras ai e kuptonte se për profesionin e tij, për ushtrimin e tij në mënyrë klasike, ashtu sic e kishte ushtruar deri në atë kohë, në mënyrë paradoksale kishin ardhur ditë të këqia. Teksa shikonte tokat e ndërmarrjes të ndaheshin, teksa shikonte kooperativat dhe NB-të e asaj kohe të prisheshin e shkatërroheshin Arif Daçi e kuptonte fort mirë se koha e emërimit nga institucionet e shtetit kishte përfunduar. Dhe se tashmë kishte ardhur një kohë e re, ajo e vetëemrëimit.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Kompania “Alba Cosmetic 2014”

Emri i kompanisë: “Alba Cosmetic 2014”
Xhiro e biznesit 2019: 6 milionë euro
Numri i punonjësve: 25
Vendndodhja: Durrës

Biznesi shqiptar sot, pas 30 viteve ushtrim aktiviteti e protagonizmi paraqitet si nje realitet i konsoliduar. Jo vetëm sepse cdo sektor i tij është ezauruar, por madje, është edhe i mbipopulluar. Në këtë këndvështrim, duket se situata është dekurajuese për kedo që dëshiron të ushtrojë iniciativën e lirë në formën e ngritjes së një biznesi. Nga ana tjetër thuhet se asnjëherë nuk është vonë për të bërë biznes. Por për ta konkretizuar dëshirën dhe qëllimin për tu marrë me biznes duhet që të dish. Pra të jesh i aftë që në këtë xhungël tregu të identifikosh llojin e veprimtarisë që do të ushtrosh e që ka shanse reale për sukses. Me fjalë të tjera, të jesh i zoti të parashikosh e vlerësosh me realizëm që produkti apo shërbimi që do të ofrosh ka konsumatorë. Dhe nëse do të na duhej të ofronim një shembull ilustrues se si mund të jetë një kompani e tillë, pra të lindë atëhere kur shumëkush mund të mendojë se nuk ka më hapësira në treg, ajo është kompania “Alba Cosmetic 2014”.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Asllan Baraj

Emri i kompanisë: KID ALB
Xhiro e biznesit 2019: 7 milionë euro
Numri i punonjësve: 100
Vendndodhja: Maminas, Durrës

Kur të dy aksionerët e fabrikës së tullave KID-ALB arritën në përfundimin se pas një historie suksesi 10 vjecare ishte mirë që të ndaheshin, ky proces u bë me mirëkuptim të plotë. “ Kjo fabrikë të takon ty”-i tha Ylli Braka aksionerit tjetër, Asllan Baraj njëkohësisht edhe dajë i tij. Dhe kjo është një shprehje që sintetizon në pak fjalë të vërtetën e madhe lidhur me këtë fabrikë. Sepse që nga ideimi për ngritjen e saj, vendi ku do ndërtohej, teknologjia që do të përdorej, menaxhimi i përvitshëm i saj do të bëheshin nga një staf me në krye “ustain” e kësaj pune, inxhinierin e njohur e me përvojë në industrinë e qeramikës, Asllan Baraj. Brenda një periudhe 10 vjecare, kompania në saj të suksesit të saj arriti të shlyejë kredinë e konsiderueshme të marrë në sistemin banker, për të nisur pastaj një rrugëtim të ri, por tashmë e cliruar nga ngarkesa mbi “kurriz”.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Nedrete Arapi

Emri i kompanisë: Nedrete Arapi (Elian-Export)
Xhiro e biznesit 2019: 8 milionë euro
Numri i punonjësve: 50
Vendndodhja: Lushnje

Kur Nedrete Arapi fillojë të dalë në tregun e Lushnjës duke shitur perime dhe fruta përditë ajo as që e kishte imagjinuar se mund të shkonte kaq larg sa ka shkuar. Duke kryer ritualin e përditshëm të blerjes dhe shitjes ajo realizonte së pari detyrën e saj si kujdestare e familjes, duke kontribuar në mirëqënien e saj. Por gjithashtu, duke dalë cdo ditë në treg, në kohë të mirë e të keqe, duke qenë mirë me shëndet, por edhe e sëmurë ajo vazhdonte të bënte atë punë që kishte bërë gjithë jetën e saj. Vecse, ndryshe nga vitet e shkuara, kur ishte e detyruar ta bënte punën e fermerit kundrejt shpërblimeve qesharake që ofronte sistemi i atëhershëm, tani ajo e ushtronte “profesionin” e saj në kushte lirie dhe ekonomie tregu. Cka e gëzonte pa masë. E motivonte së tepërmi. Dhe thonë se njeriu është apo bëhet ai për të cilën shpenzon kohën më të madhe të ditës. Neta Arapi, ndryshe nga gratë klasike nuk humbiste kohën me thashatheme argëtuese. Ajo nuk kishte kohë për të bërë shopping nëpër qendra tregtare apo boutique. Nuk gjent gëzim të merrej me këto gjëra.E gjithë energjia e saj shpenzohej në blerje dhe shitje produktesh të ndryshme bujqësore. Dhe nëse e ushtron një punë në mënyrë sistematike, nuk ka asnjë mundësi që përgjatë veprimtarisë tënde të të mos shfaqen shanse, të cilat do të sjellin më pas transformimin sasior dhe cilësor. Kështu ndodhi edhe me Neta Arapin.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Fatos Cerenishti

Emri i kompanisë: “Grand Blue Fafa” dhe “Fafa Premium”
Xhiro e biznesit 2019: 8 milionë euro
Numri i punonjësve: 550
Vendndodhja: Durrës

Duke shfrytëzuar background-in e tij si biznesmen ndërtimi, Fatos Cerenishti nuk e bëri të gjatë, por ndërtoi një kompleks turistik në Qerret të Kavajës ose sic njihet tani Fafa-n e vogël me rreth 200 dhoma gjithsej. Kurse ambicien e tij e plotësoi përfundimisht, kur në Golem bëri të mundur ngritjen e një resorti gjigand, më të madhin tani për tani në Shqipëri: “ Grand Blue Fafa”-n. Një resort ky me mbi 600 dhoma e që ka pak më shumë se tre sezone që operon në mënyrë shumë të suksesshme. Sezonin e kaluar, të dy resortet Fafa funksionuan në kapacitetin e tyre të plotë. Turistë të ndryshëm nga vende të huaja, polakë, cekë, suedezë shijuan kushtet shumë të mira të ofruara nga ky resort dhe u larguan prej tij mjaft të kënaqur. i kënaqur duhet të ndihet edhe Fatos Cerenishti.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Adrian Aliko

Emri i kompanisë: KA TRADING
Xhiro e biznesit 2019: 8.5 milionë euro
Numri i punonjësve: 55
Vendndodhja: Vlorë

Në adresë të pronarit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të kompanisë “Ka-Trading” ka ardhur së fundmi një ofertë. Një kompani e mirënjohur italiane, e sektorit ku operon edhe kompania shqiptare, propozon të blejë mazhorancën e aksioneve, duke pretenduar që ta ngrejë kompaninë në një nivel tjetër. Sigurisht që është nga ato oferta që e trazojnë situatën, që e bëjnë regjizorin aktual të kompanisë të meditojë vazhdimisht mbi vendimin që duhet të marrë. Dhe askush më mirë se sa ai nuk mund ta dijë drejtimin që duhet të marrë në këtë udhëkryq. Mirëpo, pavarësisht përgjigjes së tij, pavarësisht nëse ai do të shqiptojë po-në ose jo-në karshi kësaj oferte, ajo cfarë nxjerr në pah kjo histori është fakti se “Ka Trading” është një kompani që vlen. Dhe vlen shumë. Ardian Aliko nuk ka nëvojë që të kthejë kokën pas e të “udhëtojë” me kujtesën e tij në rrugën që ka përshkuar përgjatë këtyre 12 viteve, që nga themelimi e deri tani, me kompaninë e tij.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Isuf Begaj

Emri i kompanisë: “Erzeni”
Xhiro e biznesit 2019: 10 milionë euro
Ndryshimi në % 19/18: +17
Numri i punonjësve: 250
Vendndodhja: Samaticë, Berat

Kompania e përpunimit të qumështit “Erzeni” është një subject, perfomanca e së cilës përmirësohet nga viti në vit. Të paktën në tre vitet e fundit, aktiviteti i kompanisë njeh rritje me një ritem vjetor 15-20 për qind. Në vitin 2017 kompania regjistroi një aktivitet prej 810 milionë lekësh, në vitin 2018, afro 1.1 miliardë lekë, kurse në vitin 2019 rreth 1.25 miliardë lekë. Të njëjtën kurbë ka ndjekur edhe efektiviteti i kompanisë, i dëshmuar nëpërmjet fitimit të realizuar prej saj, tregues ky që ka ardhur në rritje të konsiderueshme. Një fakt tjetër i rëndësishëm është se aktiviteti i kompanisë në vitin e fundit është padyshim më i miri gjatë gjithë historisë së kësaj kompanie. Me një aktivitet të filluar në vitin 1992, atëhere kur sapo ishin ndarë tokat dhe kafshët e gjalla të ish-kooperativës, “Erzeni” lindi si një dëshirë e Isuf Begës për të bërë progres në rrethanat e reja të krijuara prej një sistemi të ri ekonomik, bazuar në inisiativën e lirë. Isuf Begës i pëlqen që të bëjë retrospektivë, ai i rikthehet me dëshirë kujtimeve të atyrë viteve tashmë të largëta, por është një rikthim prej të cilit sjell ndërmend rrugën e vështirë, por të suksesshme që ka përshkuar kompania që ka themeluar e drejton edhe sot e kësaj dite.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”