Emri i kompanisë: “Lufra” sh.p.k.
Xhiro e biznesit 2019: 11 milionë euro
Ndryshimi në % 19/18: +2
Numri i punonjësve: 241
Vendndodhja: Lushnje
Edhe pse kanë kaluar 28 vjet, Arben Ndreka i mban mend mirë, njësoj sikur të kishte ndodhur dje, rrethanat që e “detyruan” të futet në biznesin e përpunimit të qumeshtit. Disa persona i kishin kërkuar si favor tju siguronte një sasi qumështi, mirëpo ata nuk iu përmbajtën fjalës, duke ia lënë në “derë” atë. Dhe dashje pa dashje, nevoja për ti gjetur vendin kësaj sasie qumështi, i shkrepi edhe idenë e një pune në vazhdimësi. Kështu filloi shkrimi i një prej historive më të suksesshme në sektorin e përpunimit të qumështit. Një histori e shkruar me pasion, me frymë e parime pune që kanë qenë edhe themeli mbi të cilin është ngritur ‘LUFRA’.
Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”