Emri i kompanisë: “Erzeni”
Xhiro e biznesit 2019: 10 milionë euro
Ndryshimi në % 19/18: +17
Numri i punonjësve: 250
Vendndodhja: Samaticë, Berat
Kompania e përpunimit të qumështit “Erzeni” është një subject, perfomanca e së cilës përmirësohet nga viti në vit. Të paktën në tre vitet e fundit, aktiviteti i kompanisë njeh rritje me një ritem vjetor 15-20 për qind. Në vitin 2017 kompania regjistroi një aktivitet prej 810 milionë lekësh, në vitin 2018, afro 1.1 miliardë lekë, kurse në vitin 2019 rreth 1.25 miliardë lekë. Të njëjtën kurbë ka ndjekur edhe efektiviteti i kompanisë, i dëshmuar nëpërmjet fitimit të realizuar prej saj, tregues ky që ka ardhur në rritje të konsiderueshme. Një fakt tjetër i rëndësishëm është se aktiviteti i kompanisë në vitin e fundit është padyshim më i miri gjatë gjithë historisë së kësaj kompanie. Me një aktivitet të filluar në vitin 1992, atëhere kur sapo ishin ndarë tokat dhe kafshët e gjalla të ish-kooperativës, “Erzeni” lindi si një dëshirë e Isuf Begës për të bërë progres në rrethanat e reja të krijuara prej një sistemi të ri ekonomik, bazuar në inisiativën e lirë. Isuf Begës i pëlqen që të bëjë retrospektivë, ai i rikthehet me dëshirë kujtimeve të atyrë viteve tashmë të largëta, por është një rikthim prej të cilit sjell ndërmend rrugën e vështirë, por të suksesshme që ka përshkuar kompania që ka themeluar e drejton edhe sot e kësaj dite.
Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”