Dizejnatori i turizmit

 

SHPETIM LUKU/

Janë të shumë shqiptarët që kanë shkuar në Turqi për pushime gjatë këtyre viteve. Në Antalia, në Alania apo në Kemer, kudo ku kanë shkuar  janë impresionuar prej madhështisë së resorteve turistikë dhe kushteve të pushimit që ofronin, duke u kthyer me përshtypjet më të mira. Por shumë pak prej tyre mund të jenë përfshirë nga meditimi dhe dëshira për të parë të tilla edhe në Shqipëri. Kurse njëri prej pushuesve të viteve të shkuara, Fatos Cerenishti sa herë shkonte në Turqi në këto lloj resortesh për pushime kthehej prej andej i frymëzuar. Kthehej nga Turqia me dëshirën për të qenë sfidues. Ai nuk e pranonte dot në logjikën e tij që dicka që kishte figuruar e suksesshme në Turqi, të mos të ndërtohej në Shqipëri. Sepse kushtet kryesore që e bënin të arsyeshme një biznes dhe investim të tillë egzistonin. Bregdeti i mirë i Durrësit dhe Kavajës, dielli me tepri dhe bujari, qytetet afër, natyra e bukur etj. Ndaj dhe ishte i fiksuar e i perbetuar për të bërë dicka analoge me  resortet luksoze turke. Sigurisht që e dinte që resortin mund ta ndërtonte, por mund të kishte vështirësi në cilësinë e shërbimit të ofruar, por cdo gjë e ka një pikënisje. Dhe gjërat përmirësohen rrugës. Duke shfrytëzuar background-in e tij si biznesmen ndërtimi, ai nuk e bëri të gjatë, por ndërtoi një kompleks turistik në Qerret të Kavajës ose sic njihet tani Fafa-n e vogël me rreth 200 dhoma gjithsej. Kurse ambicien e tij e plotësoi përfundimisht, kur në Golem bëri të mundur ngritjen e një resorti gjigand, më të madhin tani për tani në Shqipëri: “ Grand Blue Fafa”-n. Një resort ky me mbi 600 dhoma e që ka pak më shumë se tre sezone që operon në mënyrë shumë të suksesshme. Sezonin e kaluar, të dy resortet Fafa funksionuan në kapacitetin e tyre të plotë. Turistë të ndryshëm nga vende të huaja, polakë, cekë, suedezë shijuan kushtet shumë të mira të ofruara nga ky resort dhe u larguan prej tij mjaft të kënaqur. I kënaqur duhet të ndihet edhe Fatos Cerenishti. Jo më tepër për ecurinë e biznesit të tij konform apo përtej pritshmërive. Por sepse duke investuar në turizëm  ai ka ndërtuar një standart, ka përhapur një “modë” investimi, e cila është ndjekur nga të tjerët. Në bregdetin e Durrësit, por sidomos në zonën e Qerretit janë shtuar së tepërmi investimet në trajtën e ndërtimit të strukturave hoteliere apo resorteve cilësore dhe përvec sipërmarrësve që i kanë realizuar ato, një meritë e madhe shkon edhe për Fatos Cerenishtin. Sepse duke qenë pionier i këtyre lloj investimeve, ai fare mirë mund të quhet ndërkohë edhe arkitekti apo dizajnuesi i tablosë turistike të bregdetit të Durrësit dhe Kavajës. Fare mire mund te quhet edhe si biznesmeni qe solli pushimet e Turqise ne Shqiperi. Biznesmenët shqiptarë kanë manifestuar gjatë 3 dekadave të ushtrimit të iniciativës së lirë që kanë shumë guxim dhe shumë dëshirë për imitim. Ndaj, në rastin konkret, kjo prirje e kjo mani e tyre ka patur një rezultat pozitiv. Dhe Fatosi nepermjet menyres se veprimit dhe logjikes se investimit ka sherbyer si nje katalizator zhvillimesh te mirepritura ne sektorin me me perspektive te ekonomise e qe mbart potencialin  me te madh, turizmit shqiptar.

Gjatë vitit 2019 Shqipëria, sidomos zona e Durrësit u goditën nga një tërmet i fuqishëm me efekte shkatërruese. Qindra familje humben shtëpitë e tyre, ngaqë ato ku banonin më parë ose u shkatërruan ose u bënë të pabanueshme. Por këto familje nuk mbetën të pastreha. Sepse, si një biznesmen tepër social, si një njeri mjaft sensibël në raport me nevojat e njerëzve në situatë të vështirë, Fatos Cerenishti hapi dyert e komplekseve të tij, duke strehuar në të mbi 500 familje.  Dhe jo për pak ditë, por për plot dy muaj. Dhe sikurse veprohet zakonshëm në situata të tilla, ku kërkohet solidaritet me të dëmtuarit e njerëzit që halli u ka trokitur në derë, shembullin e tij e ndoqën edhe mjaft hotele të tjera. Duke bërë kështu që situara traumatike të kalojë më lehtë.

Fatos Cerenishti është një person që nuk kënaqet asnjëherë me atë që ka arritur. Gjithmonë do të përcaktojë sfida të reja. Gjithmonë e gjen duke punuar për to. Dhe kjo është plotësisht e kuptueshme. Duke qenë se bashkëpunëtorë të tij të biznesit janë tur operatorë të njohur ndërkombëtarë, janë pikërisht këta të fundit ato që ndihmojnë në përmirësimin e vazhdueshëm të resorteve Fafa. Dhe fakti që turistët e huaj sa vijnë e shtohen tek këto resorte, fakti se sezoni turistik përpara fillimit të pandemisë po mbërrinte në 5 muaj, do të thotë se detyrat e tyre zbatohen me sukses. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse resortet Fafa kanë zhvilluar sezone shumë të suksesshëm turistikë dhe ku sezoni pasardhës është gjithmonë më i mirë se sa ai paraardhësi.

Tani që resortet e Fafa-s, “Grand Blue Fafa” dhe “Fafa” kanë krijuar fizionominë e tyre, burimet e tyre të furnizimit me turistë të huaj, kanë arritur një nivel të lartë shërbimi, mundësuar nga mbi 500 punonjësit e tyre, përpara Fatos Cerenishtit është shfaqur një preokupim tjetër. I vetëdijshëm se një kompleks i mirë dhe i bukur stonon kur është i rrethuar nga ndërtime demode, i bindur se suksesi nuk kërkon vetëm resort të bukur, por edhe zonë të bukur, ai ka filluar nga puna për “korigjimet” e duhura. Kompleksit Fafa në Qerret të Kavajës i shtoi edhe një hotel tjetër tejet cilësor me afro 60 dhoma, duke arritur kështu në një kapacitet total prej 850 dhoma. Dhe nëse këtë kapacitet e shton edhe në të ardhmen, kjo nuk është qëllim në vetëvete i tij për sa më shumë kapacitete hoteliere, por thjesht përpjekje për të përmirësuar sa të jetë e mundur zonat përreth hoteleve të tij. E vërteta është se tashmë edhe hotelet e tjerë në bregdetin e Durrësit dhe të Kavajës janë të standarteve më të larta bashkëkohore, të bukura e me projekte të shkëlqyera, por kjo nuk do të thotë se e kaluara anarkiste nuk ka lënë gjurmë që duhet eleminuar. Dhe ky është qëllimi kryesor i Fatos Cerenishtit dhe investitorëve të tjerë të sektorit turistik.

 

Recent Posts

SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More
Kërcimi gjigand i Marin Gjonaj
Shpëtim Luku “Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku pērmenden disa kompani si Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj. Natyrisht, Info-Telekomi është ajo ...
October 23, 2023 Read More
Biznesmeni që nuk hap dot hotelin luksoz prej…
Shpëtim Luku Edhe pse ka ikur që i vogël nga vendlindja, sytë, mendja dhe zemra e tij i  mbeten gjithmonë atje. Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar larg saj,  ai ka qen...
October 17, 2023 Read More