SHPETIM LUKU/Mitsubishi, një surprizë e vërtetë në tregun shqiptar të automjeteve të reja

 

Mitsubishi, marka e mirënjohur japoneze e makinave, rezulton një surprizë e vërtetë për vitin 2020 në tregun shqiptar të automjeteve të reja. Jo sepse kjo markë u fut në këtë treg, gjatë vitit që shkoi, duke iu bashkangjitur markave të tjera që janë të pranishme në Shqipëri. Pasi në të vërtetë Mitsubishi ka vite që ka hyrë dhe është menaxhuar prej kompanisë “Ultra Motors”. Por jo në kuota të kënaqshme dhe jo me ndonjë rol protagonisti. Kurse gjatë vitit që sapo u mbyll, automjetet e markës Mitsubishi u shitën në një numur të tillë që përbën jo vetëm record për të, por e rendit markën Mitsubishi, ndër më të shiturat e vitit. Konkretisht janë shitur rreth 410 makina të kësaj marke. Dhe nëse nuk themi dot me siguri që është marka më e shitur në mënyrë absolute, për shkak të mungesës së të dhënave analitike të markave të tjera të automjeteve, ajo cfarë mund të pohojmë me bindje është se automjetet e markes Mitsubishi ngjiten në podin e fituesve të garës vitin e shkuar. Suksesi i arritur është impresionues, por gjithcka shpjegohet dhe bëhet më e qartë kur sjell ndërmend se tashmë marka Mitsubishi është kthyer në markë prioritare për grupin më të madh automotive në Shqipëri, “Classic Group”. Ky është një ndër subjektet e para që është marrë me tregtimin e automjeteve të reja në Shqipëri. Për një periudhë të gjate kohore ka distribuar dhe realizuar shërbimin e passhitjeve të makinave Volkswagen duke shënuar rezultate të shkëlqyera me këtë markë. Më pas në menaxhimin e “Classic”-ut u e bë i preferuari i tij marka Hyundai. Edhe pse makinat e njohur koreano-jugore kanë shumë vite prezencë ne tregun shqiptar, shkëlqimin e saj kjo markë e ka arritur me “Classic Group”, duke arritur të renditet ndër markat më të shitura. Ndërsa gjatë vitit 2020, energjitë menaxhuese dhe kujdesi kryesor i stafit të “Classic Classic Group” u përqëndruan tek Mitsubishi. Një markë kjo e mirënjohur, prezente në Shqipëri prej vitesh, por e lënë disi pas dore. Dhe si për të vërtetuar që stafi i “Classic Tirana” është i “prere” për këtë punë, pra për shitjen e makinave të reja, vjen edhe rezultati: afro 410 makina të shitura. Se c’përfaqëson një numur i tillë shitjesh del në pah po qe se i referohemi statistikave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, sipas të cilave, gjithsej në Shqipëri për vitin 2020 kanë hyre dhe janë regjistruar rreth 470 makina të markës Mitsubishi. Pra, praktikisht pjesën dërrmuese të tyre e ka sjellë “Classic Group”.

Viti 2020 ishte i pari vit kur vëmëndja e grupit kryesor automotive shqiptar u përqëndrua në një markë tjetër, nga ajo e viteve të shkuara. Dhe ky është edhe fillimi i shkrimit të një kapitulli të ri suksesi, duke patur parasysh me cfarë ka ndodhur me markat paraardhëse të trajtuara nga ky grup.

“Classic” është një prej grupeve më të mëdha automotive në Shqipëri. Për nga mënyra e organizimit dhe e funksionimit, “Classic Group” është ndoshta unik në tregun e shitjes së automjeteve të reja. Edhe kompanitë e tjera bazohen në shitje dhe servis e pjesë këmbimi. Por e vecanta e “Classic”-ut, krahasuar me to është se ka një veprimtari më të gjërë, një veprimtari që përfshin edhe ekskluzivitete dhe shitje të aksesorëve të tillë sikurse janë vajrat lubrifikantë të markës ELF dhe Castrol, ARAN dhe BP, i gomave të markës Continental, i veglave të punës Beta etj. Dhe këtë aktivitet e zhvillon nëpërmjet kompanive të tjera, që janë gjithashtu pjesë përbërëse e grupit, si kompania AUTO EXPRES, Classic L, Classic Aksesoires, Ultra Motors etj. E për ta mbyllur fare ciklin është edhe kompania e dhënies së makinave me qera SIXT.

Kemi të bëjmë me një grup automotive, i cili që nga casti kur është krijuar në vazhdim ka qenë një nga protagonistët kryesorë të këtij tregu. Ndryshe pra nga kompanitë e tjera, që kanë patur luhatje në kohë të ndryshme, që e kanë patur aktivitetin e tyre me ulje e ngritje, që kanë përjetuar ditë të mira e të këqia, “Classic Group” i ngjan një atleti  që e ka nisur garën duke qenë në radhën e parë të garuesve, e mbaron atë në fund të vitit duke qenë sërish në radhën e parë, për të vazhduar garën e vitit të ardhshëm në të njëjtin pozicion.

Recent Posts

SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More
Kërcimi gjigand i Marin Gjonaj
Shpëtim Luku “Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku pērmenden disa kompani si Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj. Natyrisht, Info-Telekomi është ajo ...
October 23, 2023 Read More
Biznesmeni që nuk hap dot hotelin luksoz prej…
Shpëtim Luku Edhe pse ka ikur që i vogël nga vendlindja, sytë, mendja dhe zemra e tij i  mbeten gjithmonë atje. Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar larg saj,  ai ka qen...
October 17, 2023 Read More
SHPETIM LUKU/ Ushtria e mashtruesve të telemarket
Vins Vaughn, Ed Harris dhe Julia Ormond janë disa prej kastit të aktorëve të filmit Prime Gig, realizuar diku nga  fillimi i viteve 2000. Pendleton "Penny" Wise, një telemarketist i talentua...
October 12, 2023 Read More
Elisabeta Hysi
Drejtoreshë e përgjithshme e kompanisë GJERGJI H TEXTILE Emri i kompanisë: Gjergji H Tekstile Xhiro e biznesit 2022: 1 milion EUR Numri i punonjësve: 25 Vendndodhja: Tiranë Si kanë arritur deri...
October 3, 2023 Read More
Julian Bërxulli
Administrator i kompanisë “AMBRA” Emri i kompanisë: AMBRA Xhiro e biznesit 2022: 4.5 milion EURO Numri i punonjësve: 450 Vendndodhja: Durrës Qëkurse mori në duar “timonin” e...
October 3, 2023 Read More
Kompania AK-Invest
Emri i kompanisë: AK-Invest Xhiro e biznesit 2022: 6 milionë euro Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Tiranë AK – Invest, shoqëri aksionere e regjistruar me vendim të Gjykatës Tir...
October 3, 2023 Read More