SHPETIM LUKU/Gentian Karaj merr edhe drejtimin e “Kosova Motor Company”

 

Gentian Karaj është drejtori i përgjithshëm i kompanisë së tregtimit të automjeteve të reja “Albanian Motor Company”. Që nga momenti i emërimit të tij në krye të kësaj kompanie ai ka mundur që ti japë një kthesë rrënjësore asaj. Nga një kompani thuajse modeste në tregues të shitjes së makinave dhe tregues ekonomiko-financiarë, tashmë “Albanian Motor Company” është kthyer në një nga kompanitë kryesore të këtij tregu, së bashku me 3-4 kompani të tjera. Dhe përderisa u bënë disa vite rrjesht që “Albanian Motor Company” performon shumë mirë në tregun shqiptar, atëhere është lehtësisht e kuptueshme se një meritë të madhe ka edhe mënyra e drejtimit, stili i drejtimit, mënyra e komunikimit etj. Edhe pronarët duken të kënaqur me treguesit dhe veprimtarinë e kompanisë ndër vite, përderisa kanë vendosur që Drejtorit të Përgjithshëm të kompanisë në Tranë ti shtojnë përgjegjësitë, ti shtojnë përmasat e menaxhimit, duke e bërë thuajse drejtor rajonal dhe duke e emëruar edhe në krye të “Kosova Motor”. Në dallim nga simotra e saj në Tiranë, kommapnia që tregton automjete të tipit Ford dhe Hyundai me seli në kryeqytetin kosovar nuk performon mirë. E mbylli vitin 2020 me pak më shumë se sa 100 makina të shitura dhe kjo i ka detyruar drejtuesit të bëjnë ndryshime në drejtim. Dhe duke qenë se në raste të tilla preferohen menaxherë të sprovuar, drejtues që kanë dhënë prova me rezultate konkrete se cfarë janë në gjendje të arrijnë, atëhere vëmëndja e tyre është drejtuar tek drejtuesi i kompanisë në Tiranë. “Do të marrësh edhe drejtimin e kompanisë në Kosovë”- i kanë thënë ata të besuarit dhe të vlerësuarit prej tyre, duke shpresuar në gjetjen e një mënyre ndryshe të drejtimit dhe menaxhimit, cka do të sjellë edhe përmirësimin e veprimtarisë së “Kosova Motor ”. Kjo kompani me performancën aktuale të kujton atë të “Albanian Motor Company” përpara disa viteve dhe ndoshta kjo dinamikë, kjo kthesë për mirë që ka marrë kompania me seli në Tiranë është edhe ajo cfarë shpresojnë të ndodhë edhe me kompaninë që vepron në territorin kosovar. Dhe nuk është se pronarët e kompanisë ushqejnë shpresa boshe. Pasi, Gentian Karaj ka dhënë prova që është një njeri i dedikuar në këtë lloj drejtimi dhe menaxhimi, te bazuar pikesepari ne disipline pune. Madje mund të futet tek edhe tek menaxherët pionierë të automjeteve të reja. Shumë kush mund të ketë krijuar sukses në biznes, shumë kush mund të ketë takuar suksesin në ushtrimin e një profesioni të caktuar, por Gentian Karaj dhe disa të tjerë kanë mundur të krijojnë suksesin në fushën e menaxhimit dhe drejtimit. Sikur në vitin 2002, ai ti thoshte jo një oferte për punë në këtë sektor, pra, atë të shitjes së automjeteve të reja, kushedi se cfarë statusi mund të kishte sot. Dhe ishte mëse e natyrshme të thoshte jo. Sepse oferta e gjeti me punë në Ministrinë e Brendshme, cka tregon se nëse ai do të gjykonte me të tjera kritere, duke patur prioritet qetësinë, rehatinë, rutinën, atëhere fare mirë mund ti përgjigjej negativisht propozimit. Mirëpo karakteristika kryesore e njerëzve të zotë është aftësia për të kapur trenin e radhës. Për të kapur mundësinë në momentin e duhur. Ndaj dhe Gentian Karaj e braktisi pa u menduar gjatë atë lloj statusi, që në sytë e shumë njerëzve duket privilegj, për tiu përkushtuar një profesioni të ri, sikurse është ai i menaxherit të shitjes së automjeteve të reja. Fillimisht me kompaninë “Classic” kur ajo tregtonte makinat e markës Volksëagen, ku së bashku me pjesën tjetër të stafit të saj arritën edhe shifra record shitjes që akoma nuk janë arritur nga ndonjë kompani tjetër shqiptare e kësaj fushe. Këtu e u përqëndrua dhe e kërkoi ai avancimin në karrierë, derisa në adresë të tij erdhi një propoim tjetër i rëndësishëm: ai i drejtorit të përgjithshëm të kompanisë “Albanian Motor Company”. Një drejtues dhe një menaxher gjykohet më së tepërmi nga produkti i tij i punës, nga ajo cfarë përmirëson në kompani dhe rezultatet e arritura nga kompania që tregton Ford-in dhe Hyundai-n në Tiranë janë shumë të mira. Që skanë asnjë lidhje me të kaluarën. Ndaj dhe Gentian Karaj u shpërblye edhe me emërimin tjetër edhe në krye të “Kosova Motor ”. Mbase nuk është cudi që në një të ardhme të afërt, të marrë nën drejtim edhe kompaninë që vepron në territorin maqedonas, duke marrë kështu përmasën reale të një drejtuesi dhe menaxheri rajonal.

 

 

Classic Tirana sjell në treg Suv-in elektrik me voluminoz Seres S3

 

 

Sektori i shitjes së automjeteve të reja në Shqipëri po përpiqet të ndjekë prirjet e tregut europian e atij boteror. Kështu, ndërsa është bërë tashmë e zakonshme për një qytetar të vendeve të reja që të blejë e përdor një makinë elekrike, ndërsa statistikat e shitjes së makinave në Europë të këtyre lloj makinave janë në rritje të vazhdueshme, ndërsa shumë vende kanë objektiva për të reduktuar dhe zëvëndësuar brenda një afati kohor të gjitha makinat me djegje të brendshme me ato elektrike, koncensionarët shqiptarë kanë vënë në dispozionin prej kohësh modele të ndryshme të makinave të këtij lloji. Së fundi është kompania e njohur e këtij tregu, “Classic Tirana”, ajo që i ofron klientëve një product të ri, nje alternative të re: SUV-in elektrik, Seres S3. Seres S 3 është një makinë me përmasa më të mëdha se sa SUV-ët e tjerë elektrik që ofrohen aktualisht në tregun shqiptar, si dhe ka nje pavarësi relativisht të mirë, duke arritur në 450 kilometra. Kjo do të thotë që me këtë tip makinë mund të shkohet pothuaj kudo në Shqipëri, pa patur ankthin e konsumit të baterisë. Dhe duke i shtuar këtu edhe përmasat e makinës, atëhere Seres S3 bëhet një alternativë shumë e mirë dhe shumë reale për konsumatorin shqiptar.

“Classic Tirana” është një kompani që gjithmonë ka ofruar risi për tregun shqiptar të shitjes së automjeteve të reja. Nuk mbarojnë përpjekjet e saj vetëm me sjelljen e SUV-it Seres S3, sepse në intervalin kohor, mars prill tregut shqiptar do ti ofrohet një SUV tjetër, S5, e cila për nga përmasat është sa  BMW X5 aktuale. Kjo do të thotë që në mënyrë graduale gama e automjeteve klasike po mbulohet dalë ngadalë me automjetet elektrike.

Numri i makinave elektrike të shitura gjatë vitit 2020 në tregun shqiptar nuk është i madh. Rreth 300 makina ose 0,5 për qind e totalit të makinave të reja të shitura, sipas te dhenave te DPSHTRR-se, nuk përbën ndonjë numur impresionues, por kjo është e lidhur me infrastrukturën e karikimit të tyre. Kompani të ndryshme si “Coca Cola” apo kompani taksish e kanë zgjidhur në mënyrë individuale këtë problem. Kurse për qytetarë të zakonshëm është akoma e vështirë disponimi i një makine të tillë, pikërisht prej mungesës së infrastrukturës. Por e sigurtë është që në momentin që kjo infrastrukturë do të bëhet efektive, atëhere edhe numri i konsumatorëve shqiptarë që do të përqafojnë trendin tashmë botëror do të rritet. Për arsyen e thjeshtë se makina elektrike eshtë mjedisi i mbrojtur. Është kursim.  Eshtë e  ardhmja.