SHPETIM LUKU/ Vjen makina e Di Caprios në Shqipëri

 

Karma Regero GT së shpejti në sallonin e “Classic Group”

 

Kushdo që ka dëshirë  të përjetojë dy ndjenja njëkohësisht, por të siguruara nga një makinë, sikurse është komoditeti i Porsche Panamera  me sportivitetin e Corvette  do ta ketë zgjidhjen. Kushdo person që dëshiron ti ngjajë legjendave të Hoollyvood-it, të paktën sa i takon makinës që ata përdorin, duke ecur në gjurmët e tyre, do ta ketë mundësinë. Kushdo që dëshiron të shijojë statusin e VIP-it, për aq sa ndikon lloji i makinës në përforcimin e kësaj ndjenje, do ta ketë të mundur ta bëjë këtë. Kushdo që do të përjetojë andrenalinën që të jep një makinë, e cila shpejtësinë 100 kilometra në orë e arrin në vetëm 3.9 sekonda do ta ketë të mundur në një të ardhme të afërt. Kushdo që dëshiron të ketë një makinë luksi, e cila të jep edhe kënaqësinë e makinës elektrike, por edhe të saj tradicionale, shumë shpejt mund ta realizojë këtë mundësi. Sepse në sallonet e “Classic Group” per pune ditesh do të “strehohet” në pritje të klientëve të saj, Karma Revero GT, makina ikonë e VIP-ave të Hollyvood-it, e prodhuar në Moreno  Valley, makina pas të cilës janë marrosur legjendat e tij dhe për të cilën ka investuar edhe aktori i famshëm Leonardo Di Caprio. Karma Revero GT e vitit 2020 është një makinë e klasës “Luxyru” cka do të thotë një segment më lart se sa klasat “S” dhe seria 7 dhe A8 apo Maserati dhe Porsche Panamera.  Karma Revero është  konkurente me Bentley, Bugatti,Rolls Royce, McLaren. Me marrjen e ekskluzivitetit te Karma Revero,  “Classic Group” sjell një risi në tregun shqiptar. Atë të ekskluzivitetit të një klase luksi automjetesh. Jo se në rrugët e Shqipërisë makina të tilla kanë munguar, porse ato janë siguruar në mënyrë spontane nga blerjet nëpër tregje të ndryshme ndërkombëtare, kurse tani bëhet fjalë që një makinë si Karma Revero të distribuohet në tregun shqiptar prej “Classic Group”. Për këtë kompani, të mirënjohur tashmë në sektorin e shitjes dhe servisit të automjeteve të reja, marrja e kësaj të drejte dhe përgjegjësie është një vlerësim i vecantë, pasi bëhet fjalë që për herë te parë, një operatori shqiptar ti besohet përfaqësimi për tërë territorin e Ballkanit. Deri tani Shqipëria është vendi i 7 që e ka marrë këtë përfaqësi pas Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, vendet Nordike, Benelux dhe Italisë.

Po cfarë është Karma Revero GT?  Ajo është një model hybrid me 135 kilometra pavarësi, mundësuar nga bateria dhe konvencional BMW me fuqi 536 kf dhe me gjatësi 5.07m.

Ndonëse Karma Revero Gt nuk është shqyrtuar nga institucione të tilla si IIHS ose NHTSA ai vjen me standarte të larta sigurie ku përfshihen një system kamerash në 360 gradë, monitorim i pikave të verbra, sensorë parkimi para dhe pas, paralajmërimpër përplasjen përpara dhe paralajmërim për largimin nga korsia si dhe një sërë pajisjesh të tjera.

 

Ajo që parashikohet ta bëjë konkuruese për tregun shqiptar, përvec cilësive të saj në krahasim me automjetet e tjera që janë aktualisht në të, si makinat e klasave “S”, seria 7 apo A8, është cmimi që mendohet që do të jetë edhe më i ulët se sa ai me të cilin shiten automjetet e tjera luksoze në Shqipëri.

Historia e Karma Revero fillon në vitin 2016, kur Karma Automotive debutoi me versionin e pare te hibridit ne versionin radikal sportiv. Në versionin e 2020 janë bërë ndryshime të rëndësishme, ndryshime këto që publiku shqiptar do të ketë mundësinë dhe kënaqësinë e konstatimit live në ambientet e distributorit të saj, “Classic Group”.